Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,056 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Blerja e Cancelo dhe Rafinha? Do mundohemi, por edhe nese nuk i blejme dot…”

Ausilio: “Blerja e Cancelo dhe Rafinha? Do mundohemi, por edhe nese nuk i blejme dot…”
Inter Club Staff

Pak minuta perpara nisjes se ndeshjes ndaj Sassuolos eshte ndalur perpara mediave Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, i cili ka folur per ndeshjen por jo vetem.

Cfare note i jepni Interit per sezonin e bere, pavarsisht fjaleve te Spallettit dje?

“Nuk mendoj se do te konfirmoj mendimin e tij. Ne flasim dite pas dite, numrat thone qarte se kush jane permiresimet e kesaj skuadre. Por deshirojme qe keto gjera pozitive ti tregojme edhe ne dy ndeshjet e radhes.”

Depozitimi i kontrates se De Vrij?

“Nuk e shoh ku eshte thashethemi, ekskluziviteti apo lajmi ketu. E dine edhe muret ku do te luaje De Vrij. Ne e kemi respektuar gjithmone De Vrij, Lazion dhe lojtaret tane. Nuk e di se kujt mund ti sherbeje ky lajm. Ai nuk ka terhequr kurre kemben ne fushe dhe do te luaje e do te jape maksimumin deri ne fund te kontrates me ta. Ai eshte nje profesionist i vertete, ne jemi serioz dhe serioze eshte edhe Lazio.”

Mbi cfare parametrash do te bazohet vendimi per te blere Cancelo dhe Rafinha?

“Vetem mbi parametra ekonomike. Teknikisht ne jemi shume te lumtur qe arritem ti mernim pavarsisht se shume njerez na thonin se Rafinha “nuk bente se ishte i thyer” dhe “Cancelo nuk ben per Serie A”. Do te kerkojme te bejme te pamunduren brenda 30 qershorit, pastaj merkato nis me 20 maj dhen e do te mundohemi te permiresojme kete skuader me ose pa ata te dy.”

Mbi Icardin dhe fjalet e Crespos per “sferen magjike”?

“Crespo mbi Argjentinen mbase di gjera qe ne nuk i njohim. Ne jemi te lumtur qe Icardi eshte kapiteni i Interit dhe po na ndihmon te kapim objektivet tane si dhe ato individuale te tijat. Nese do te jete ne kombetare, mire, por ne jemi te lumtur qe kemi Icardin tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.