Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,752 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Bonazzoli: Nuk jemi penduar”.

Ausilio: “Bonazzoli: Nuk jemi penduar”.
Rinor Sopaj

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka mbrojtur vendimin për transferimin e Bonazzolit tek Sampdoria. Bonazzoli, 17 vjeçari i cili ishte njëri nga protagonistët e Interit në triumfin në Viareggio Cup, lojtari i cili po i bën tifozët që të shprehin pakënaqësinë e tyre në lidhje me transferimin e tij tek Sampdoria. 

Përkundër kësaj, Ausilio mbron vendimin e klubit për këtë transferim:

“Transferimi i Bonazzolit për atë shumë të parave ishte një mundësi e shkëlqyer”, – deklaroi për LaGiovaneItalia.net.

“Ndonjëherë duhet të shikosh më thellë. Në marrëveshjet e fundit të Interit, ekziston diçka që mund ta quajmë si “marrëveshje prej zotërie” me klubet që ndajmë pronësinë e lojtarëve si Cristeig, Longo, Bardi dhe Benassi. Ne i kemi dërguar në klube ku mund të rriten akoma më shumë, dhe gjithashtu kemi një klauzolë që të mund t’i kthejmë përsëri tek ne. Kemi mësuar nga gabimet tona dhe tani e dimë se nuk është leht të zhvillohesh si lojtar në Itali. Nuk mendoj se jemi penduar tek marrëveshja për Bonazzolin, kemi një marrëdhënie mjaft të mirë me Sampdorian dhe gjithashtu kemi një klauzolë e cila na jep mundësinë e riblerjes. Trajneri ynë, Mancini gjithmonë ka mundësuar debutimin e shumë lojtarëve të rinj. Balotelli, Biabiany dhe Bonucci janë shembuj konkret. Ne kemi gjithashtu lojtarë të rinj e të talentuar edhe në listën e lojtarëve të ftuar në Europa League.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.