Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

751 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Cancelo? Ka kohe. Ne jemi eksperte per…”

Ausilio: “Cancelo? Ka kohe. Ne jemi eksperte per…”
Inter Club Staff

Pak perpara fillimit te ndeshjes sot ndaj Atalantes, ka folur edhe Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, i cili eshte ndalur perpara mikrofonave te Premium Sport per te komentuar disa nga temat e nxehta ne shtepine zikalter por ai ka folur edhe per Champions. 

Ja fjalet e Ausilios perpara gazetareve:

“Zona Champions eshte aty afer dhe aty do te jete deri ne fund, skuadrat qe po luftojne jane te nje niveli te padiskutueshem. Kete gje e tregoi edhe Roma.”

“Kjo ndeshje sot nuk eshte decizive, do te vendoset gjithcka ne daten 20 maj.”

“Formacioni? Tranjeri ka punuar gjate javes, ndodhi qe Vecino nuk ja doli dot por kush do te zbrese ne fushe sot vlen Interin, keshtu qe besim tek te gjithe.”

“Njerez si Santon duhet te kene motive me shume per te bere me mire.”

“Por fakti qe Santon nuk luan shume, nuk do te thote qe atij i mungojne cilesite, por se ka perpara Cancelo dhe D’Ambrosio te cilet i kane mbyllur hapsirat me paraqitjet e tyre.”

“Icardi i perjashtuar nga lista e para-grumbullimit te Argjentines per Boteror? Ai, pervec aftesive teknike, ka nje personalitet teper te forte per te dale siper gjerave si keto. Nuk kushtezohet asnjehere. Ne jemi me fat qe e kemi ne skuader.”

Image result for ausilio spalletti

“Rinovimi ne baze te golave? Ato jane gjera qe percaktohen ne kontrate, do te flasim.”

“Ka qetesi te plote dhe me besoni sepse ne tre rinovimet e meparshme eshte mbyllur cdo gje shume shpejt, pa u menduar dy here. Cdo gje eshte mbyllur per disa minuta edhe pse flitet per muaj me radhe neper media.”

“Blerja e Cancelo? Ne jemi eksperte dhe profesioniste te “kesteve te favorshme” (qesh). Ka kohe, kemi rreth 50 dite per te menduar dhe per te reflektuar. Do te na duhet pune dhe fantazi. Por do te flasim pas 20 majit, sepse me perpara do te flitet vetem per kampionatin dhe per fushen, te cilat kane prioritet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.