Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

729 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio cmend tifozet zikalter: “Ne 2019 dalim nga marreveshja e FPF me UEFA-n. Kjo do te thote…”

Ausilio cmend tifozet zikalter: “Ne 2019 dalim nga marreveshja e FPF me UEFA-n. Kjo do te thote…”
Inter Club Staff

Fair Play Financiar nuk do te zhduket per Interin, por nga qershori i ardhshem duket se gjithcka do te ndryshoje. 

01 qershori 2019 eshte data kur Interi nuk do te kete me aktive settlement agreement qe ka nenshkruar me UEFA-n pese vite me pare kur ne krye ishte Erick Thohir.

Kjo marreveshje do te marre fund dhe kete e ka konfirmuar perseri Ausilio sot i cili ka thene “eshte nje marreveshje qe e ka bere Interin te kete shume pengesa ne merkato”.

Ajo marreveshje qe prej vitit te ardhshem nuk do te jete me ne fuqi dhe Interi do te kthehet ne nje regjim normal si te gjitha klubet europiane por duhet te respektoje rregullat e pergjithshme te Fair Play Financiar.

Por per te bere tifozet zikalter te lumtur ka menduar Piero Ausilio i cili ka deklaruar: 

“A do te jene nje avantazh ne merkaton e janarit te ardhurat e larta? Te shpresojme por merkato e janarit ben pjese ne bilancin e ketij sezoni dhe nuk mund te kete ndikim nga te ardhurat e Champions ne merkato ne janarit.”

“Por sapo te dalim nga settlement agreement, marreveshja me UEFA-n per FPF ne muajin qershor do te kemi nje avantazh shume te madh ne merkato dhe shume gjera do te ndryshojne sepse nuk do te kemi me pengesa si ne vitet e kaluara.”

“Ajo qe theksoj eshte se Fair Play Financiar nuk zhduket plotesisht, ai qendron per te gjithe, por me ne fund dalim nga kjo marreveshje  qe keto 3-4 vjet na ka bere te sillemi ne merkato me shume veshtiresi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.