Ausilio: “Do te blejme per mesfushen dhe sulmin por duhet te shesim. Tifozeve u them…”
Piero Ausilio komenton ne Inter Channel ndeshjen kunder Pratos: “Jane ndeshje qe duhen pare me logjiken e nje grumbullimi, punohet shume ketu. Gjeja me e rendesishme eshte se nuk ka pasur demtime te vecanta. Ka qene nje ndeshje e bukur, kemi krijuar shume, kthjellesia tani eshte ajo qe eshte. Nuk jam i shqetesuar, nga kjo pikepamje jemi te qete”.
Te rinjte tek Prato?
“Ka qene e bukur disi e vecante, emocione disi te cuditshme. Djemte e Pratos duhet te bejne eksperience, jam i bindur qe do te kene shans te rriten, kane nje trajner shume te mire, qe u meson futbollin. Duket qe nga menyra se si ishin vendosur ne fushe, ka qene zgjedhja e duhur”.
Komplimentat e tifozeve?
“Komplimentat te japin kenaqesi, me pas ka rendesi vetem te fitojme. Ka rendesi te besh mire ashtu sic ka rendesi te fitosh nepermjet rezultateve. Ate qe mund te garantoj eshte se do te punojme shume, ka nje ekip pune qe po punon shume. Inter duhet te rrij e qete, ka persona qe punojne shume per te miren e Interit”.
Mesfusha dhe me pas sulmi per merkaton?
“Kemi akoma dicka per te bere, duhet te mendojme edhe per shitjet. Duhet numri i duhur i personave, jemi shume. Do te bejme dicka te vogel ne mesfushe dhe ne sulm. Por duhet te mendojme edhe per shitjet. Nuk mund te bejme ndryshe”.