Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

969 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Do te vij nje sulmues. Medel? Na pelqen, ka karakteristika…”

Ausilio: “Do te vij nje sulmues. Medel? Na pelqen, ka karakteristika…”
Ardi Deda

Pas miqesores se djeshme drejtoris sportiv Piero Ausilio eshte ndalur perpara gazetareve per tju pergjigjur pyetjeve te kronisteve te pranishem:

Jeni te kenaqur nga skuadra pas ketyre 15 diteve te para pune?

“Jemi te kenaqur sepse kthehemi ne shtepi pa asnje futbollist me demtim  serioz. Kemi punuar shume per te perballuar me se miri turneun amerikan dhe raundin eleminator te Europa League”.

Mazzarri ka thene qe tani detyra me e veshtire eshte futja ne grup e te rinjve, si ata qe vijne nga Boterori ashtu edhe blerjet e reja, ndoshta Medel….

“Kjo eshte detyra e nje trajneri. Nuk eshte e lehte, do te vijne edhe kur turneu te kete perfunduar dhe per ti siguruar nje pergatitje te mire kerkon shume pune, por ne kemi nje staf te nje niveli te larte dhe kur te jete e nevojshme do te jete gjithcka gati”.

Taider afer shitjes?

“Nuk bej emra te vecante. Gjithcka eshte ndare me trajnerin. Nje organike e duhur eshte me rreth 25 lojtare”.

Ne sulm jan pak, ka nje nevoje per te bere nje goditje ne sulm, ndoshta perpara javes se fundit te merkatos?

“Nuk jemi fshehur. Kur te rikthehet Palacio do te jete nje vlere e shtuar. Do te behet nje blerje ne sulm, por tani preferojme te vleresojme situaten dhe te presim ndonje dite per te pritur momentin e duhur ne nivel ekonomik dhe jo vetem teknik”.

Ka emra qe jane utopi per Interin ne kete moment? Jovetic? Lamela? Chicharito?

“Jane te gjithe futbolliste qe kane kontrata me klube te tjera. Asnjeri prej tyre nuk eshte ne fund te kontrates dhe keshtu nevoja per te biseduar me klubet e ben gjithcka me te veshtire sepse duhen vene se bashku gjera te ndryshme. Nuk ka objektiva me te veshtira se te tjera per tu arritur. Do te bejme vleresime nga java ne jave per te bere zgjedhjen me te mire”.

Mazzarri eshte i paduruar?

“Gjithcka qe bejme ne merkato e bejme se bashku me trajnerin dhe ai eshte shume i durueshem, duke e ditur qe te gjithe trajneret duan ta kene skuadren te kompletuar menjehere per te percjellur idete e tij tek e gjithe skuadra. Per sulmuesin kemi vendosur se bashku te presim dhe te vleresojme here pas here”.

Nevojitet nje zevendesues i Icardit?

“Nevojitet nje sulmues qe te bej gola dhe qe te kompletoje nje repart tashme te forte”.

Do te ia dilni ti dhuroni Rolandon Mazzarrit?

“Nuk jam as optimist as pesimist. Nderkohe kemi nje numer mbrojtesish te mjaftueshem per te bere nje sezon te mire. Rolando ketu ka bere mire, jemi te interesuar per te vetem nese do te kete largime ne ate rol”.

Medel?

Medel na pelqen, ka karakteristika qe na pelqejne dhe jemi duke kerkuar per te rritur cilesine e mesfushes tone. Edhe ai eshte nen kontrate dhe keshtu ka disa veshtiresi per tu zgjidhur”.

Keni udhetime ne program?

“Jo do te kthehem ne shtepi. do te kem kontakte neser, me pas do te shohim se cfare do te bejme”.

Botta?

Ka pasur nje problem te vogel por eshte gjithcka ne rregull”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.