Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,893 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio e ka takuar Palmeiras për Gabriel Jesus. Mbyllet për 30 milionë?

Ausilio e ka takuar Palmeiras për Gabriel Jesus. Mbyllet për 30 milionë?
Rinor Sopaj

Interi gati për t’i thyer kufinjtë vetëm që të arrijë tek sulmuesi brazilian

Të themi menjëherë se do të jetë një përpjekje e gjatë dhe e komplikuar por që, Interi, mbetet i bindur që mund ta marrë brazilianin Gabriel Jesus. Drejtori sportiv, Ausilio, përvec që tashmë i ka kryer disa operacione në plusvalencë, është duke punuar shumë për sulmuesin brazilian të Palmeiras dhe në takimin e së enjtes me drejtorin sportiv të klubit nga Sao Paolo, Alexandre Mattos, ka bërë hapa të tjerë përpara drejt nënshkrimeve. Përkundër miratimit të lojtarit për transferimin në Milano, klubi zikaltër nuk mund të llogarisë në cmimin favorizues (24 milionë) që vlen vetëm për pesë klube të Evropës (ndër to është edhe Reali i cili po shtyn përpara) dhe për këtë arsye duhet gjetur një marrëveshje me Palmeiras. Ausilio tashmë e ka kuptuar që për Interin nuk do të ketë zbritje, por gjithashtu nuk duket i gatshëm t’i paguajë 40 milionët e kërkuar nga klubi brazilian për shoqëritë e tjera. Njerëzit e presidentit Thohir mendojnë se mund të mbyllet gjithcka për 30 milionë. Dhe për të ardhur nënshkrimi duhet miratimi i Palmeiras, që pas kontakteve të cilat i kanë pasur përmes agjentit Giovanno Branchini, këshilltar i familjes së sulmuesit, Interi ka bërë një afrim direkt dhe zyrtar.

(Corriere dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.