Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,498 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio flet per gjithcka, nga Thohir e tek Icardi e Kondo: “I nevirkosur mbas ndeshjes me Juven për një motiv…”

Ausilio flet per gjithcka, nga Thohir e tek Icardi e Kondo: “I nevirkosur mbas ndeshjes me Juven për një motiv…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate, Piero Ausilio ka folur per gazeten Libero në Itali.

MERKATO“Soriano? Jemi duke e ndjekur dhe Ferreros i dukem simpatik. Për Banegën nuk mund të them asgjë, aktualisht ka nje kontratë me një klub tjeter. Erkin bën pjesë tek lojtarët me parametër zero që na pëlqejnë goxha. Për blerjet e merkatos se veres jemi përballur që tani me Mancinin. Ndersa per lojtaret qe jane ne huazim me te drejte blerje, ne nuk kemi marrë asnjë vendim dhe nuk do marim asnjë përpara datës 15 maj kur të ketë mbaruar kampionati pastaj do kemi kohë deri ne 30 qershor per ti blere perfundimisht ose jo. E njëjta gjë vlen dhe për Jovetic, është një profesionist serioz dhe stërvitet cdo dite shume mire. Nuk luan sepse është i dëmtuar. Nëse kemi pikasur ndonjë lojtar për sezonin e ardhshëm? Po, është nje lojtar aktual i Serie A, sulmues dhe mjaft i rëndësishëm…”

FALIMENTIMI EKONOMIK I INTERIT“Keto zëra tashmë jane përgënjeshtruar nga presidenti Thohir. Interi është si gjithë klubet e tjera, rregullon financat me banka dhe kredi. Thohir ka nje plan të qartë që shkon përtej klasifikimit. Me UEFA-n kemi nënshkruar një kontratë dhe jemi duke e respektuar. 30 milionët e shpenzuar? Nuk hyjnë tek borxhet fare. Fair Play Financiar na detyron të mbajm një bilanc të barabartë mes blerjeve dhe shitjeve, gjë që jemi duke e bërë. Për të saktësuar: Nuk ka asnjë rrezik për ta pësuar sic e pesoi Galatasaray”.

THOHIR“Ai është larg fizikisht por dëgjohemi cdo ditë. Pyet për lojtarët, informohet cdo dite, di për futbollin më shumë nga sa mund te jua mari mendja secilit. I mërzitur me cfare lexon nëpër gazeta? Mbi të gjitha ka ngelur i zhgënjyer, e kan bërë të duket për dicka që nuk është”.

MORATTI“Jap cdo gjë për Massimo Morattin, me të vërtetë një njeri i madh. Në të njëjtën kohë, është e vërtetë që është Thohir ai që më ka zgjedhur si drejtor sportiv mbas Brancës. Për Marcon të gjithë kanë një ide të gabuar, me të kam punuar shumë mirë. Ka qene perfekte mardhenia jone”.

E ARDHMJA PERSONALE“Kontrata ime skadon në 2017 dhe nuk kemi folur akoma për rinovim. Historia që thuhet për vajtjen time në Londër është e ‘mrekullushme’, kanë dalë lajme, por e vërteta është se atje ishte Thohir për të ndjekur Arsenal – Barcelona. Nëse do e pranoj Milanin? Mbas shumë vitesh si zikaltër do ishte e vështirë të shkoja tek Milani”.

MBAS NDESHJES ME JUVENTUSIN “Mbas Juventus-Inter isha i nevrikosur, i xhindosur. Ja dua të mirën lojtarëve si të ishin fëmijët e mi, por nëse kthehen në shtëpi me nje notë 4 ne provim, herën e parë e shikon, të dytën herë e vështron, të tretën herë të ikën truri”.

GENJESHTRAT E SHUMTA MBI KONDOGBIA“Geoffrey ka kushtuar 31 milione euro plus 6 milione bonuse, e njëjta shifër që kemi perfituar me shitjen e Kovacic dhe ne jemi të lumtur me investimin tonë. Fakti që media nuk është dakord, eshte pune tjeter. Ndonjëherë me Mancinin mblidhemi menjëherë mbas ndeshjes, dhe ai thotë :”Mua më pëlqeu Kondo sot”, dhe une i kthehem “Edhe mua më pëlqeu”. Pastaj shkojmë në konferencë për shtyp dhe gazetarët që sulmojnë: “Tjetër paraqitje e dobet e Kondogbias…”. Në vlerësimin e ndeshjeve të tij vlen shumë fakti i vlerës se paguar per kartonin e tij, që mbi të gjitha mund të kishte kushtuar më pak. Si është e vërteta e kësaj gjëje? Me Monacon kishim një marveshje mbi bazën e 27 milione Eurove plus bonuse, pastaj ka hyrë Milani në mes. Lojtari tek Milani do fitonte shumë më shumë, dhe Monaco gjithashtu, por në fund të dyja palët kanë mbajtur fjalën e dhënë dhe kane firmosur me ne, por kjo gjë na kushtoi disa milione më shumë. Ne lojtarin e kemi ndjekur që nga koha kur luante për Sevillan në Spanjë”.

AUTOFINANCIMI“Shumë nuk e besojnë por merkato jonë është e gjitha me autofinancim. Në dy sesionet e fundit të merkatos kemi ndërruar 28 lojtarë: 15 jan larguar dhe 13 kan ardhur tek ne dhe bilanci është pothuajse zero i këtyre marrveshjeve. Marrim një shëmbull, sic eshte Shaqiri: E kemi blerë nga Bayern për 15 milione Euro, shume të cilën do e paguajme me tre këste, dhe e kemi shitur tek Stoke për të njëjtën shifër por e kemi marrë të gjithën direkt ne dorë, kjo shifër mund të përdoret direkt për blerje të rëndësishme por gazetat vazhdojnë të shkruajnë për një dështim të Interit prej 15 milione Eurosh… Jo e sakte apo jo?”

VEZHGUESIT NEPER BOTE“Tek ne kryesori eshte Massimiliano Mirabelli që ka zgjedhur 10 njerëz të shkëlqyer neper bote. Për Murillon kanë qënë fondamental, ishte një lojtar gjysëm i panjohur që luftonte për mbijetesë me Granadën. Mirabelli insistonte dhe kishte të drejtë. Një tjetër produkt i vezhguesve është Brozovic. Në bazë të fjalëve të Mirabellit unë dhe Mancini vajtem për të ndjekur Itali-Kroaci në San Siro. Po shikonim Marcelon dhe në të njëjtën kohë u dashuruam edhe me Perisic”.

ICARDI“Është një profesionist ekzemplar, ndër të parët që vjen ne stervitje dhe ndër të fundit që largohet, mendon për tu stërvitur dhe për të qëndruar me gruan dhe katër fëmijët në shtëpi. Nuk ka ide të cmëndura në kokë, thotë prej shumë muajsh se dëshiron të qëndrojë gjatë tek Interi dhe klubi dëshiron të ngrejë tek ai të ardhmen për 10-të vitet e ardhshme dhe jo më kot i ka dhënë shiritin e kapitenit. Dhe kur flitet për të thuhen vetëm dy gjëra: “Icardi shumë pak serioz” dhe “Interi do e shesi me siguri”. Keshtu nuk eshte ne rregull.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.