Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,492 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Icardi do te zgjase kontraten, kemi vullnet. Ceshte imazhi? Histori gazetash. Handa…”

Ausilio: “Icardi do te zgjase kontraten, kemi vullnet. Ceshte imazhi? Histori gazetash. Handa…”
Inter Club Staff

Gjate ceremonise “TMW Awards”, ku drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio u perzgjodh si drejtori sportiv me i mire ne Itali, ka dhene nje interviste eskluzive per mikrofonat e TuttoMercatoWeb.com. Ja fjalet e tij…

TMW AWARDS – “Eshte nje kenaqesi shume e madhe per mua qe mar kete cmim nga nje uebsajt lajmesh te cilin e ndjek edhe une shume. Nje drejtor sportiv vleresohet jo vetem nga rezultatet cdo te diele por edhe nga shume gjera te tjera.”

MERKATO E JANARIT – “Eshte gjithmone e komplikuar por jemi te lumtur me ate qe kemi arritur deri ne fund te saj. Kemi bere gjithcka cfare kishim ne mendje. Ato ishin objektivat qe i kishim vene vetes dhe arritem ti bejme tonet. Skuadra pas merkatos se Janarit me siguri qe eshte perforcuar shume.”

GODITJA ME E VESHTIRE – “Jane te gjitha te veshtira, edhe pse ne pamje te pare disa duken te thjeshta. Problemet jane ne cdo operacion. Te shikosh Shaqirin qe vjen nga nje klub si Bayern Munich, me nje konkurence te madhe nga klubet Italiane dhe Internacionale, eshte legjitime te jesh i lumtur.”

LOJTARET E LIRE – “Nuk jemi te interesuar per asnje lojtar qe prej 2 shkurtit. Skuadra eshte numerikisht dhe ne kualitet kompetitive. Kemi gjithcka qe na duhet per te mbyllur kete sezon.”

ICARDI – “Ai ka nje kontrate edhe per tre vite te tjera me Interin dhe eshte e ardhmja e Interit. Ka nje kontrate qe mund te zgjatet dhe permiresohet. Po flasim. Nuk ka asgje te ndalur, asnje moment refleksioni. Po punojme me agjentin e tij prej kohesh dhe mendoj se marveshja do te vije shum shpejt. Ka gjera qe kerkojne pak me shume kohe se te tjerat, por ne fund te fundit deshira e te dyja paleve eshte qe kjo marveshje te vazhdoje per shume kohe. Te drejtat e imazhit? Jane nje histori gazetash tipike. Qe kur ka ardhur Presidenti Thohir tek Interi, ne blejme te drejtat e imazhit per lojtaret e rinj. Icardi ishte tashme ne ekip dhe thjesht do duhet ta bisedojme per te shpjeguar pozicionin tone. E kemi folur per kete. Duhet pak kohe e me pas gjithcka do te sistemohet.”

HANDANOVIC – “Edhe ai eshte nje nga lojtaret me te cilet kemi filluar te flasim. Ne fund meren gjerat qe deshiron. Edhe per te duhet koha e nevojshme.”

OBJEKTIVAT – “Atalanta. Jemi perhumbur shume duke permendur objektiva lart e poshte. Duhet te mendojme vetem tek ndeshja e radhes duke pare se eshte nje ndeshje shume e komplikuar per ne sepse Bergamo eshte nje fushe e veshtire.”

PRIMAVERA NE VIAREGGIO – “Te fitosh kete kompeticion ka qene gjithmone nje gje e bukur dhe nje kenaqesi. Me fusha me te mira do te kishim mundesi te shikonim kualitetin qe deshirojme. Do te mundohemi qe bashkepunimi te vazhdoje.”

BONAZZOLI – “Eshte rikthyer ne Primavera pas ndeshjeve ne skuadren e pare ku ka luajtur mjaft mire. Jam shume i lumtur per kete sepse asnje here nuk eshte e thjeshte. Djaloshi ka shume deshire dhe punon shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.