Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

7,308 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Icardi? Si profesionist nuk diskutohet. Por problemi eshte qe…”

Ausilio: “Icardi? Si profesionist nuk diskutohet. Por problemi eshte qe…”
Inter Club Staff

Me Beppe Marotta qe ka munguar per motive shendeti, i ka takuar te flase Piero Ausilios sot ne mikrofonat e Sky Sport ku natyrisht qe eshte pyetur edhe per ceshtjen e Mauro Icardit. 

Pak minuta perpara fillimit te ndeshjes, keto kane qene fjalet e tij:

“Kam folur me Luciano Spallettin pas nje takimi dje me drejtuesit. Ketu po flasim per nje vendim te marre bashkarisht tek Interi dhe nga te gjithe komponentet e saj. Motivet jane serioze, vendimi ka ardhur pasi e kemi vleresuar me kujdes. Nuk meren vendime te tilla, te kesaj natyre pa dhimbje e per nje lojtar kaq te rendesishem dhe profesionist si Icardit qe pritet ti jape akoma me shume Interit. Por situata ishte serioze.”

Si do te rregullohet raporti? Te dielen do te luaje ndaj Sampdorias? 

“Une jam nisurm e skuadren, mund te them qe Icardi ishte ne listen e te grumbulluarve perpara se ai te vendoste te mos vinte me skuadren. Shume futbollista bejne fizioterapi, eshte dicka e zakonshme. Nuk ka asnje demtim. Ne jemi ketu, ne dispozicion. Nuk diskutohet Icardi as si bomber, shpresoj qe te mund te luaje per Interin per shume kohe.”

Eshte nje zgjedhje e bere me vonese apo e keni menduar me pare? E sa faje keni qe se keni bere me pare?

“Ne shikojme gjithmone brenda. Mund te permiresohen gjithmone gjera. Pastaj nese gjerat behen mire apo keq, se them dot une. Ne futboll duhet te prevaloje gjithmone ne perpara une. Me ne dua te them Interi. Nese vihet ne diskutim ky koncept atehere duhen marre masa qe eshte gjeja e fundit qe do te doja te beja, por nese shikon se e ke lene dicka te tille te vazhdoje per shume kohe vjen momenti qe thua boll dhe merr vendime te rendesishme dhe qe shpreson qe mund te perfaqesojne 10 hapa perpara.”

Po me Perisic cfare ndodhi? A eshte e lidhur deshira per largim me kete gje?

“Absolutisht jo, perkundrazi. Ajo qe ndodhi ne merkaton e janarit eshte se lojtarit ju premtua nga nje klub tjeter nje oferte qe tek Interi nuk erdhi kot. Por qe ne fillim une e thashe se duke e njohur sapo te mbaronte merkato ai do te mendonte vetem per Interin dhe keshtu ndodhri.

Si mendoni ta zgjidhni tani te gjithe kete histori?

“Duhet te rikthehemi dhe te flasim. Ne kemi te gjithe qellimet e mundshme qe te punojme me rekuperimin e lojtarit edhe pse nuk eshte e drejte qe te flitet per rekuperim sepse per sa i perket paraqitjeve ne fushe ne nuk e kemi vene asnjehere ne diskutim. Ne kemi vene ne diskutim vetem pergjegjesine e te qenit kapiten, por do te bejme te pamunduren qe ai te vazhdoje te jete kapiteni qe eshte, do e veme ne kushtet e nevojshme qe te ndjeke skuadren nese do te deshiroje.”

A do te flisni per rinovimin?

Patjeter qe po, nuk kemi vene asnjehere pengesa per kete ceshtje. Eshte nje diskutim ndryshe, gjerat qe duhet te japi ne fushe jane te tjera dhe keto te tjera.”

Nje denim alla Nainggolan?

“Jo, nuk kemi menduar akoma asgje. Edhe pse Marotta sot eshte me grip dhe une jam ketu. Nga neser ne mengjes do te mendojme te flasim per gjithcka me te dhe drejtuesit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.