Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,790 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Inter per skudeto, punojme keshtu. Duam t’i mbajme lojtaret tane me te mire, merkato, te rinjte, Moratti dhe Thohir…”

Ausilio: “Inter per skudeto, punojme keshtu. Duam t’i mbajme lojtaret tane me te mire, merkato, te rinjte, Moratti dhe Thohir…”
Bujar Berishaj

I intervenuar ne lidhje me “Il processo del lunedi” ne Rai Sport, drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilo pa pasur mundesi te kthehet te flas mbi nokautin e pesuar ne San Siro kunder Fiorentinas, pas 4 fitoreve, ne kampionat dhe EL:

“Eshte historia e ketij klubi, i definuar si i cmendur. Vinim nga nje periudhe shume e mire me kater fitore, por mbetet nje periudhe kontruktimi dhe ne e dime. Mancini deshiron te bej nje ndryshim, te konstruktoj nje projekt per te ardhmen. Dy ose tre muaj jane pak per te ardhur deri ne perfundime.”

Mbi zgjedhjet e merkatos: “Nga veshtrimi im gjerat shkojne gjithmone te vendosura se bashku. Drejtori sportiv eshte nje sherbyes i presidentit dhe trajnerit. Duhet te kerkojme te kuptoj nevojat e shoqerise, kemi edhe imponime nga ana e UEFA-se. Ne te njejten kohe kemi nevoje per trajner. Duhet te kerkojme te operojme duke respektuar keto dy linja. Aktgjykim nga UEFA? Nuk e di. Ka menaxher te klubit qe jane ne kontakt te ngushte me njerzte e UEFA-se. Une i takoj zones teknike, por jam optimist. Ne janar kemi operuar mire duke marr lojtar ne huazim dhe me te drejte blerje, po behemi edhe ekspert te financave. Pavaresisht veshtiresive kane ardhur lojtar te rinj si Brozovic, Shaqiri dhe Santon qe isha rritur tek te rinjte tone dhe eshte kthyer me i pjekur. Jam i kenaqur.”

Flitet edhe per mundesine e shitjes se lojtareve te rendesishem ne vere: “Ne duam t’i mbajme me te miret, sepse ka filluar nje projekt. Duhet te kemi respekt per ata qe jane, situatat qe do te vijne, por nuk do te thote te sakrifikosh lojtarin me te mire te skuadres. Ne janar kemi futur ne skuader lojtar te mire, skuadra eshte tashme kompetitive, me ardhjen e lojtareve te tjere Inter do te kthehet ne nivele konkurruese. Handanovic, Guarin dhe Icardi? Vullneti eshte qe t’i mbajme qe te tre. Jane pika kyce te ketij Interi dhe ne duam qe te jene ketu akoma.”

Mbi zyrtarizimin e rinovimit te sulmuesit argjentinas: “Nuk mund ta jap sepse nuk kemi firmosur, por dje ka pasur nje takim qe ka bere nje afrim. Ai ka bere mire ne keto sezone, kemi deshire t’i shperblejme kualitetet e tij dhe meriten e tij, por duhet te veprojme edhe me sens te parbashket. Duam te gjithe te njejten gje. Cila duhet te jete oferta per ta shitur? Nuk dua ta mendoj. Oferta e jashtzakonshme nuk ka nje numer. Ne kete skuader eshte e parapare prezenca e Icardit.”

Mbi shperthimin e te rinjeve zikalter: “Ne besojme shume ne sektorin e te rinjeve. Do i perkrah lojtaret e Primaveras kur te kene mundesine e tyre ne skuadren e pare, por jam edhe realist dhe e di qe eshte e veshtire. Kemi nevoje te krijojme dicka per ti lejuar ketyre cunave qe te bejne hapin e kualiteti me me shume qetesi. San Siro te ve menjehre nen presion, keta cuna kane nevoje per besim. Por mos te harrojme qe Mancini ka bere qe Puscas e Bonazzoli te luajne, Santon eshte kthyer me i pjekur por eshte dashur te luaj 5 vjet jashte vendit.”

Nga Moratti tek Thohir, Ausilio shpjegon cfare ka ndryshuar: “Ka ndryshime. Flasim per njerez qe vijne nga kultura te ndryshme dhe ne futboll kane eksperienca te ndryshme. Doktor Moratti eshte rritur me buken dhe Inter dhe me keto ngjyra ne zemer. Ka konstruktuar si nje baba nje Inter fitues. Thohir eshte nje njeri biznesi por shume i apasionuar me Interin, e ndjek edhe naten, informohet per gjithcka, ndoshta perdor pak me shume teknologjine, kurse Moratti ishte vazhdimisht prezent. Por dashuria e Thohir per Interin i afrohet asaj te Morattit. Idea e Thohir mbi Parman? Deshironte te njihte situaten qe e ka sjellur ne kete pike nje skuader te Serie A, qe eshte nje kampionat qe duhet shitur edhe jashte. Parma eshte nje ceshtje qe fsheh siklet dhe qe nuk ndihmon askend, me ate duhet te merret Liga e Serie A. Por jo vetem Parma sepse ne nje afat te gjate eshte nje problem qe i perket te gjithe botes se futbollit.”

Sa mungon per te konstruktuar nje Inter per Scudetto: “Ne jemi duke punuar shume qe te sigurohemi qe te behet sa me shpejt te jete e mundur. E dime qe nuk eshte e lehte, por ne po bejme gjithcka. Duhet te konstruktojme me mencuri dhe seriozitet, uroj qe me ndihmen e te gjithe Interi, nga tekniku deri tek tifozet, qe kjo te behet sa me shpejt te jete e mundur. Kemi hyre ne nje rruge qe eshte me e veshtire por edhe me terheqese. Te rinisemi me Mancinin dhe me idete e tij te nje futbolli sulmues, por, kerkon kohe. Dje jemi perballur me nje skuader qe eshte me para se neve. Logjika jone tani eshte te investojme ne lojtar te gatshem dhe qe mund te permiresohen. Kemi zgjedhur lojtar te klasit ’92, ’93 dhe ’94. Brozovic, Kovacic dhe Shaqiri kane eksperience por jane te rinj. Se bashku mund te rritemi.”

Duke u kthyer tek humbja ndaj Fiorentinas dhe mundesia per gol e shperdoruar nga Palacio: “Bujaria eshte nje nga kualitetet e tij, por ne ate rast nuk ka pasur kthjelltesine qe te shoh Icardin. Kur flasim per gabim teknik tashme duhet te jete i harruar. Lamtumira e Osvlados?  Nese gabimi i tij do te kishte qene gabim teknik do te perfundonte edhe ai ne fushe.” Nokauti ne 11 lojtar kunder 9: “Ne ata 10 minuta kemi krijuar raste te rendesishme per gol. Kemi provuar por pa sukses. Nese do te kishim luajtur me shume sikur ne ata 10 minuta do e benim.” 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.