Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Ju tregoj diten e fundit te merkatos. Jane respektuar parametrat. Kovacic dhe Icardi…”

Ausilio: “Ju tregoj diten e fundit te merkatos. Jane respektuar parametrat. Kovacic dhe Icardi…”
Ardi Deda

Piero Ausilio, i mare ne interviste nga Inter Channel, ka folur per merkaton e Interit. Keto jane fjalet e tij:

“Mendoj se jane respektuar direktivat qe i jane dhene grupit te punes. Objektivi ishte ai qe te arrinim parametrat dhe jane respektuar te gjithe ne menyre absolute. Mali i pagave eshte reduktuar, sot jemi ne rreth 70 milione euro. Mosha mesatare e skuadres eshte 25,6 vjec pothuajse dy vjet e gjysem me e vogel ne krahasim me vitet e kaluara. Kovac dhe Icardi ishhin te pashitshem. Presidenti e ka thene ne menyre te perseritur. Kemi refuzuar gjithmone cfaredolloj telefonate. Kam lexuar per shifra, numra, ne realitet telefonatat qe kam mare i jane refuzuar derguesit pa filluar kurre tratativa, pasi kemi perseritur qe ishin te pashitshem. Me Vidic kemi filluar para kohe merkaton. Ishte nje mundesi qe ka lindur ne janar dhe nuk e lame te na shpetonte. Dodò,MedelM’Vila dhe Osvaldo jane futbolliste te rendesishem per te tashmen dhe per te ardhmen e Interit. Trajnerit i kemi vene ne dispozicion 5 futbolliste te rendesishem me  15-20 dite pune. Nuk jam per goditjet e papritura, por per prakticitetin dhe per logjiken e punes. Ishin dy lojtare te bllokuar prej kohesh. Ne momentin kur Guarin eshte hequr nga merkato, ne kemi telefonuar korrektesisht Atalanten dhe i kemi komunikuar kete. Per Guarin eshte gati nje projekt i ri taktik, i pranuar bashkerisht me kenaqesi si nga tekniku, ashtu dhe nga lojtari, qe do te shkoje ne mbeshtetje te repartit ofensiv. Repart, qe me Palacio, Icardi dhe Osvaldo pervec se me Puscas dhe Bonazzoli, eshte i mbuluar dhe i ekuilibruar. Thohir ka qene gjithmone i informuar per gjithcka, edhe per Bonaventura”.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.