Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,863 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Mazzarri eshte Mourinho jone dhe do te vijne tre lojtare te medhenj. Ranocchia? Mund te rinovoje”

Ausilio: “Mazzarri eshte Mourinho jone dhe do te vijne tre lojtare te medhenj. Ranocchia? Mund te rinovoje”
Ardi Deda

I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur per Mazzarrin dhe per projektet ne merkato per sezonin e ardhshem: “Mazzarri nuk do te largohet perkundrazi une e filloj pikerisht nga ai: ka nje personalitet te madh, e jeton punen e tij 24 ore ne 24, ndjek te gjitha dinamikat e skuadrave te tjera sic bente dikush tjeter. Po, jam duke iu referuar Mourinhos”.

Fassone e percakton si shtyllen e rendesishme te Interit?

“Ai e percakton si nje shtylle te rendesishme, un them qe eshte fondamental per ne: sepse per te flet karriera, sepse qe tani shihet nje rritje e skuadres, nje ide loje, nje mbrojtje solide, nje rezultat nga i cili duhet te rifillojme vitin e ardhshem. Shihet kjo dhe jo klasifikimi: Mazzarri do te qendroje, pa dyshim”.

I vetem pa Branca?

“Duke pare qe Thohir ka vendosur te investoje ne kete strukture, kam indentifikuar tashme nje scout te besueshem. Pastaj nje drejtues sportiv nuk duhet te jete me cdo kusht cdo dite ne Pinetina, ku jane dhe menaxheri i skuadres si Cordoba dhe nje keshilltar i fushes teknike si Santoro: ne qofte se mund te perdor mire nje strukture te forte dhe te organizuar, nuk eshte e pamundur ta besh vetem kete qe me pare e benin dy persona. Do te bashkepunoja me cilindo qe shoqeria e konsideron te nevojshem”.

Mercato?

“Ne liste kemi te pakten tre emra per secilin rol: do te jene lojtare me nivel. Lojtari i krahut mund te jete i majte si i djathe, duke pare qe kemi tashme Nagatomo dhe D’Ambrosio”.

Sulmuesi?

“Do te jete njeri qe nen kembe ka shume gola, do te jete ai -qe pervec Palacio i cili eshte tashme ne kuoten e 12 golave pa asnje penalti..- na ka munguar kete vit, midis mungesave te Milito dhe Icardi”.

Rolando rinovon?

E gjithe merita eshte e Mazzarri. Kur veren e kaluar kishim nevoje per nje mbrojtes, Mazzarri na tha nje emer te vetem: Rolando. Une dhe Branca mbetem pak te surprizuar dhe ai na tha: “Qetesohuni, eshte nje djalosh inteligjent dhe mund te luaje ne tre pozicione”. Eshte marre hua: ai kerkon te qendroje, ne duam ta mbajme.

Ranocchia?

“Nje muaj me pare me ate kemi qene te qarte: do te diskutojme ne fund te kampionatit. Nuk perjashtoj qe te mberrij rinovimi”.

Rinovime te tjera?

“Agjenti i Fredy Guarin ka mberritur dhe jemi duke folur: ka gatishmeri reciproke nga te dyja anet per te zgjatur kontraten. Alvarez duam ta mbajme dhe ai ndihet mire ketu: megjithate kontrata e tij mbaron ne 2016, keshtu kemi kohe me shume ne dispozicion per te firmosur”.

Nje lojtar te cilin keni qene shume afer per ta marre?

Fabregas. Kur ishte 16 vjec kishte vendosur te largohej nga Barcelona dhe Pierluigi Casiraghi jone (qe per Interin ishte me shume sesa nej vezhgues) na vendosi ne kondita qe mund ta merrnim: e provuam, por gjeti projektin e Arsenalit me bindes”.

Kovacic: Keni menduar ndonjhere ta dergoni te luaje diku tjeter?

“Mateo eshte i dobishem per Interin e tanishem dhe ate te ardhshem. Vazhdimesi nuk do te thote te luash gjithnje 90 minuta: Interi duhet te jete nje skuader me kualitet jo vetem me 11 lojtaret qe luajne, por ne 16-18 lojtare qe zevendesohen ndermjet tyre”.

Dzeko, Torres, Chicarito Hernandez, Mandzukic: jane hipoteza te mundshme?

“Per nevojat tona parametrat teknike do te ishin keto, por ato ekonomike jo: jane persona qe fitojne nje rroge prej 5-6 milione euro ne vit jashte mundesive te buxhetit tone dhe ne kushte normale nuk mund ti marrim”.

Vidic me parametra zero eshte blerja juaj e pare.

“Eshte e Thohir dhe jo e imja”.

Perse zgjodhi Interin?

“E binden historia e Interit dhe deshira per ta sjelle Interin sa me shpejt te jete e mundur aty ku ka qene”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.