Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

732 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Merkato, kemi ndonje emer nen kontroll. Do te kete surpriza. M’Vila-Medel, cfare durimi”

Ausilio: “Merkato, kemi ndonje emer nen kontroll. Do te kete surpriza. M’Vila-Medel, cfare durimi”
Ardi Deda

Ka folur per mikrofonat e Sky Sport Piero Ausilio, i fresket nga rinovimi i kontrates, duke e filluar nga kerkesat e bera nga presidenti Thohir, ne Milano prej disa oresh: “Nuk ka kerkuar asgje ne vecanti. Te jesh i vleresuar nga presidenti dhe zgjatja e kontrates me bejne krenar. Per skudeton do te punojme pak e nga pak, ne synojme tek serioziteti dhe kjo mund te sjelle qetesi. Kemi kenaqesine te krijojme nje grup qe kerkon te jape me te miren. Kemi te gjithe kete objektiv nga presidenti e deri tek i punesuari i fundit dhe une gjithashtu. Mazzarri ndihet i forte nga programi veror dhe nga fakti qe ka kontribuar ne ndertimin e skaudres. Kemi kerkuar te cojme perpara Interin dhe jemi te bindur se e kemi bere duke respektuar parametrat financiare. Tani te presim fushen dhe rezultatin qe verifiokon vlefshmerine e projektit, besojme ne punen tone. Vendi i trete? Ne nuk shohim te tjeret. Kampionati eshte kompetitiv dhe cdo fushe eshte e veshtire. Duam te bejme nje sezon te mire ne te gjitha frontet, po pa bere shpallje. Duam te arrijme me siguri ne Champions League dhe do te bejme gjithcka te jete e mundur per te arritur sa me lart te jete e mundur. Blerja ime e preferuar? Kur behet nje blerje eshte nje pune e te gjitheve. Une jam ne krye te nje detyre qe perfshin scoutingun dhe sektorin e te rinjve. Cdo tratative eshte e veshtire, por nese kujtoj ate te M’Vila dhe te Medel habitem se sa durim kane patur. Por jam krenar per te gjitha tratativat te cuara ne fund. Futbolliste te rinj qe do te sjell tek Inter? Kemi dike nen kontroll, por e kam te veshtire te bej emra. Po veprojme qe tani, duke monitoruar merkaton dhe jam i bindur qe do te kete surpriza per te ardhmen”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.