Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,040 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Mundesia Choupo-Moting” Por objektivat jane Dzeko dhe Morata

Ausilio:  “Mundesia Choupo-Moting” Por objektivat jane Dzeko dhe Morata
Ardi Deda

Ne sulm per sulmin. Inter eshte ne kerkim te nje mundesie per repartin e sulmit, sepse sezonin e ardhshem qellimi eshte te pergatitet nje skuader kompetitive per te arritur Champions League. Objektiv qe arrihet me lehte me nje sulmues i cili ka shume gola ne bagazhin e tij, nje i tille i cili ka munguar kete vit per shkak te problemeve fizike te Milito dhe Icardi.

Sulmues Afrikan – “Choupo-Monting? Eshte i ri, ka nje kurrikulum te mire dhe pasaporte komunitare, me kosto zero mund te jete nje mundesi”. Kjo eshte ajo cfare ka zbuluar Piero Ausilio per Gazzetta dello Sport. Nje profil interesant ai i sulmuesit kamerunas i Mainz: 24 vjec, ka lindur ne Hamburg, kombesia kamerunase (me dy pasaporta) dhe kontrate qe perfundon ne qershor. “Per Choupo-Moting eshte interesuar dhe Juventusi, por per momentin Interi eshte nje hap perpara  fale kontakteve tashme te nisura me lojtarin. Gjithashtu Interi mund te jete duke menduar per te vepruar se bashku me nje skuader tjeter ku mund te parkoje lojtarin per ta provaur ate”, zbulon Gazzetta.

Objektiva te vertete – Por ne listen e Drejtorit teknik zikalter mbeten ne evidence dy emra te tjere, shume me teper joshes: Alvaro Morata, dhe mbi te gjitha, Edin Dzeko. Sipas Gazzetta dello Sport, te dy jane ne nje fare menyre te mundshem, ne vecanti ne momentin kur Real dhe City mund te pranonin huane si zgjidhje. “Ne rastin e Morata mund te jete i rendesishem deshira e lojtarit, qe deri me tani me Realin nuk po gjen hapesira. Per sa i perket Dzeko, pas nje qasje te perkohshme veren e kaluar, kontaktet e oreve te fundit, me klubin anglez qe kerkon 18 milione euro dhe perfaqeusesit e lojtarit, mund te behen nje pike nga ku te riniset. Mundesia eshte marrja e lojtarit ne hua me te drejten per ta blere ne fund: e cila do te ndryshonte investimin ekonomik zikalter, por do ti siguronte Mazzarrit menjehere nje sulmues. Dzeko mund te ndihmoje Interin te arrije objektivin Champions League, duke sjelle fitimin e te ardhurave ekonomike te cilat do te benin te mundur blerjen e lojtarit me titull perfundimtar ne 2015. Ne 2015-en mbaron dhe kontrata e boshnjakut, qe ka nje rroge jo ne perputhje me mundesite e buxhetit zikalter, por duke pare qe edhe me Pellegrini nuk po gjen vazhdimesi, mund te jete i joshur nga projekti zikalter dhe gati per tiu bashkangjitur atij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.