Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

1,643 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio ne 360°: “Ndjekim Torres, per te flet karriera e tij. Mazzarri qendron. Hamsik na pelqen. Per Hernanes dhe rinovimet…”

Ausilio ne  360°: “Ndjekim Torres, per te flet karriera e tij. Mazzarri qendron. Hamsik na pelqen. Per Hernanes dhe rinovimet…”
Ardi Deda

Merkato e Interit ne 360°. Ne numrin e sotem te Corriere dello Sport kemi intervisten ekskluzive te Piero Ausilio, pergjegjesi i vetem i fushes teknike zikalter, qe ka analizuar ne menyre te detajuar te gjithe levizjet e mundshme te klubit

Ausilio, Mazzarri do te jete trajneri i Interit edhe per sezonin e ardhshem?

“Po”.

Perse Inter ka vendosur ta konfirmoje?

“Me Mazzarrin kemi filluar nje program qe, sic e kemi thene, do te jete minimumi dy vite dhe per kete jemi duke folur me te per nje te ardhme afatgjate. Kemi vendosur te cojme perpara nje cikel te ri me nje trajner qe ne Serie A ka nje eksperience te madhe prej me shume se 10 vite pune, si dhe rezultate dhe objektiva gjithmone te realizuar. Jam i sigurte qe e njejta gje do te ndodhe edhe kete sezon. Mazzarrri e di mire punen tij dhe deri me tani i eshte dashur te perballet me probleme si ndryshimi historik i pronesise se shoqerise, zevendesimi i gjeneratave ne organike dhe fillimi i pervojes se pare te vertete si protagoniste i te rinjve. Ne vitin e pare hidhen bazat per te ardhmen: ka qene keshtu dhe me Interin e Mancinit. Nuk shoh pse nuk mund te mendohet njesoj edhe kete sezon”.

Priteshin ne rrjetet sociale kritika shume te ashpra nde drejtim te trajnerit?

“Kritikat, kur jane konstruktive, nuk jane kurre nje problem per ate qe punon dhe perkundrazi japin shkas per reflektim. Nderkohe jam indiferent kur kritikat jane plot me fyerje”.

Perse ceshtja Mazzarri nuk duhet te perfundoje me nje ndryshim te drejtimit nga ana e shoqerise sic ka ndodhur ne rastin e shkembimit te deshtuar midis Guarin dhe Vucinic per shkak te protestimit te tifozeve?

“Kemi shume respekt per interistat, por ky respekt nuk na ben te harrojme rolet dhe pergjegjesite qe mbulojme. Vendimet nuk i marrim ne baze te emocioneve te momentit, por me arsyetim, duke ndjekur nje program dhe bindjet qe kemi. Te gjithe keto komponente tregojne qe duhet te vazhdojme me trajnerin tone”.

Tifozet ankohen per nje loje jo ekzaltuese dhe me rezultate te varfer te Mazzarrit? Si i pergjigjeni?

“Klasifikimi tregon qe jemi te pestet dhe padron i te ardhmes tone, nderkohe qe skuadrat e tjera duhet te presin rezultatet e ndeshjeve te tjera. Kete vit kemi humbur pak dhe, kemi koleksionuar shume barazime brenda ne shtepi, por gjithashtu eshte e vertete qe ne keto ndeshje kemi qene me prane fitorese sesa humbjes”.

Zgjatja e kontrates se trajnerit eshte e rendesishme per ta bere poziten e tij me te forte per sezonin e ardhshem?

“Rinovimi nuk eshte pjese e nje strategjie per ti dhene Mazzarrit me shume force, por eshte menyra e duhur per te zhvilluar programin tone teknik qe do te filloje nga sezoni i ardhshem sepse ky i tanishmi eshte nje vit tranzicioni”.

Mazzarri ka marre persiper fajin per humbjen ne derby. Ju jeni me shume i zemeruar me trajnerin apo lojtaret?

“Fitoret dhe humbjet i atribohen gjithmone te gjithe grupit te punes”.

Nuk keni vene re nje ekip me te shperqendruar se zakonisht ne derbi?

“Inter ka gabuar ne derbi. Sa keq sepse te gjithe e ndjenim ne menyre te vecante kete ndeshje. Tani duhet te jemi te zote per te kthyer faqen”.

Keni folur me Thohir pas humbjes ne derby te dielen?

“Ishte i zhgenjyer dhe i acaruar si te gjithe ne”.

Si do ta gjykonit sezonin ne rast kualifikimi ne Europa League?

“Pozitive dhe ne te njejten linje me programin ne fillim te vitit. Eshte e vertete qe kemi pasur ulje dhe ngritje ne rezultate, por kujtoj dhe fitore te bukura ndaj Fiorentines dhe Milanit ne ndeshjen e pare dhe paraqitje te tjera te bukura. Rruga qe kemi nisur mund te jete ajo e duhura per te bere gjera te bukura ne te ardhmen”.

Nderkohe pa kualifikimin ne Europa League cfare do te mendonit per kete sezon?

“Do te ishte nje sezon jo pozitiv sepse Europa League ishte dhe eshte brenda mundesive tona. Mjafton te bejme mire ne dy ndeshjet e fundit”.

Cfare ndeshje do te jete Inter-Lazio?

“E veshtire, por jemi duke e pergatitur ne menyren e duhur sepse nepermjet nje rezultati pozitiv duam te afrojme objektivin sezonal”.

Kujt i druheni tek Lazio?

“Respektoj cilesine e lojtareve te saj. Lazio eshte nje skuader me vlere te madhe dhe ne San Siro do te  vij per te luajtur mundesine e fundit per te arritur Europen, por mendoj qe Lazio do te gjeje ketu nje Inter shume te motivuar, me deshiren per tu kthyer serish tek fitoret dhe qe do te luaj perballe nje publiku shume te nxehte”.

Eshte e vertete qe per vitin e ardhshem do te merrni Lulic?

“Jo”.

Si ka qene tratativa me Lotito per Hernanes?

“E veshtire si gjithe tratativat per lojtaret e rendesishem. Ka qene vendimtare deshira jone per ta pasur dhe ajo e lojtarit qe ka gjetur motivimin e duhur per te bindur Lotiton qe ta lere te largohet”.

Ne raport me rendimentin qe ka pasur deri me tani, nuk besoni qe 20 milionet e paguar per blerjen e brazilianit jane shume?

“Nuk me pelqen te flas per shifra, por nuk me duket se per Hernanes Inter ka paguar 20 milione euro. I ka dhene menjehere nje shtyse te madhe skuadres ne nje moment delikat, dhe me pas ka pasur nje problem fizik qe e ka kushtezuar. Pershtatja e tij me ambientin ka qene e shpejte dhe pozitive pavaresisht se ka mberritur ne mes te sezonit. Di gjithashtu se nje si Hernanes mund te beje akoma me shume dhe kete gje e di dhe ai”.

Cfare do te thote per Interin ti jape lamtumiren Zanettit?

“Ne fushe humbja eshte e madhe, per shkak te cilesive te tij si lojtar, per karizmen e tij dhe sepse te gjithe keto vite jemi mesuar me pranine e tij ne fushe dhe per faktin se ka qene gjithmone nje pike referimi per skuadren dhe per trajneret. Lamtumira e tij per futbollin e luajtur do te ndihet me pak sepse do te mbetet ne familjen tone dhe me ane te nje detyre te re do te jape kontributin e tij ne nje pozicion tjeter”.

Ju keni bere gjera te medha ne sektorin e te rinjve duke zbuluar kampione si Balotelli, Bonucci dhe Destro. Mund te arrini te njejtin sukses ne skuadren e pare?

“Punoj 24 ore ne dite per te miren e Interit. Ajo cfare ka ndodhur i perket se kaluares, edhe pse jam krenar, per menyren per te kuptuar jeten e perditshme qe kam, rendesi kane vetem e tashmja dhe e ardhmja”.

Pas shume vitesh perkrah Marco Branca, si eshte te punosh vetem?

“Me mungon miku dhe kolegu im, nje person me te cilin kam ndare shume gjera dhe qe me ka ndihmuar te rritem. Inter me ka dhene kete mundesi edhe fale tij. Ne kete moment ka shume pune per te bere saqe nuk e kam ndjere… vetmine. Perpiqem vetem te bej ate qe jam duke bere dhe te jap idete per menyren se si te projektojme sektorin teknik per te ardhmen”.

Mendoni se ka hapesira per nje figure te re ne sektorin teknik? Ndoshta nje drejtues qe ti qendroje prane skuadres?

“Vendimet do te merren se bashku me presidentin dhe shoqerine, por sot ne Pinetina kemi figura si Santoro, menaxheri i skuadres Cordoba dhe stafi i trajnerit, persona qe jane ne gjendje te garantojne pranine qe nje skuader kerkon. Pervec ketyre jam dhe une, pothuajse cdo dite. Nese shoqeria do te mendoje per te perforcuar strukturen me ndonje profesionist, une do ta pres gjithmone me shpirt bashkepunimi”.

Mendoni se jeni personi i duhur per ringritjen e interit?

“Jam ne kete klub tashme prej 10 vitesh, kam filluar duke bere sekretarin e sektorit te te rinjve dhe kam ardhur ne drejtorine sportive me nje rrugetim ne rritje qe shoqeria me ka lejuar te bej dhe qe gjithcka e kam arritur me pune dhe merite. Nuk jam ketu vetem dhe kam shume persona me te cilet punoj dhe nje shoqeri te forte pas shpatullave. Nuk e ndjej peshen e pergjegjesise”.

Pervec Vidic, mjaftojne dy blerje te tjera per te ndertuar nje Inter kompetitiv?

“Nuk do te flisja per numrin e blerjeve, por, duhet levizur duke respektuar strategjine ekonomiko-financiare te shoqerise, te cilesise dhe te dobishmerise se lojtareve per projektin e skuadres”.

Duke pare boshllekun aktual qe ju ndan me tre skuadrat e para ne renditje, eshte reale te pritet, ose vetem te shpresohet, qe Inter vitin e ardhshem mund te arrij ne Champions League?

“Nuk dua te premtoj asgje, por them se do te bejme gjithcka, edhe ne baze te eksperiences se ketij sezoni, per te rritur cilesine e skuadres si ne drejtim te paraqitjes se lojtareve te organikes si ne drejtim te individualizimit te elementeve te duhur per te permiresuar vazhdimisht organiken”.

Cfare tip sulmuesi i nevojitet Interit per te ardhmen?

“Nje qe te beje gola”.

Me Dzeko dhe Morata qe veshtire se do te levizin, Torres eshte pista lehtesisht me e kalueshme?

“Nuk ka nje emer qe mund te arrihet me lehte ose qe eshte me favorit. Keto muaj kemi bere vleresime per blerjen e lojtareve nepermjet takimeve me shoqerite dhe agjentet. Keto dite do te perpiqemi te optimizojme punen”.

Torres eshte njeri nga kandidatet e mundshem?

“Jemi duke e ndjekur”

Cfare mund te jape el Nino tek Inter?

“Per Torres, flet karriera e tij, titujt qe ka fituar dhe skuadrat ku ka luajtur. Nese ka motivimin e duhur dhe deshiren e duhur per te bere pjese e projektit tone te ri ambicioz…”.

Ne Brazil thone qe Nilton eshte shume afer. E konfirmoni qe ju pelqen braziliani?

“Eshte njeri prej lojtareve qe jemi duke ndjekur dhe monitoruar prej kohesh, por nuk eshte ne avantazh ne krahasim me te tjeret”.

Ju pelqen Hamsik?

“E gjej te veshtire te mendoj qe Hamsik mund te mos i pelqej ndonjerit qe merret me futboll”.

Ka nje tratative per ta sjelle tek Inter?

“Per momentin absolutisht jo”.

Perse Sagna, qe dukej afer Interit, nuk erdhi?

“Me te kemi pasur nje kontakt duke pare qe eshte duke i mbaruar kontrata. Kemi paraqitur programet tona teknike dhe ekonomike, por kemi kuptuar qe nuk eshte nje zgjidhje praktike”.

Cili nga te rinjte qe i keni derguar ne skuadrat e tjera ne forme huazimi do te kthehet vitin e ardhshem? Bardi? Duncan? Mbaye? Benassi?

“Po i ndjekim te gjithe, dhe shume prej tyre kane bere mire, disa te tjere me pak. Disa prej tyre mund te perfshihen ne skuader sezonin e ardhshem. Emrat nuk i them sepse me pare duhet te flas me Mazzarrin”.

Handanovic, Kovacic dhe Icardi: merkato ne hyrje e Interit do te kaloje permes shitjeve te rendesishme?

“Ne kete moment nuk do te flisja per shitje te rendesishme dhe as per emra, por i ardhshmi duhet te jete nje merkato i ekuilibruar, i bere edhe permes nje lloj autofinancimi”.

Eshte e sakte te thuhet qe vetem Cambiasso nga lojtaret te cileve u mbaron kontrata, ka mundesi per tu zgjatur kontrata?

“Ritheksoj qe per rinovimet do te flasim ne fund te sezonit”.

Kemi nderprerje te bisedimeve qe kane te bejne me zgjatjen e kontrates se Alvarez?

“Asnje nderprerje. Ka dy vite kontrate dhe agjenti i tij jeton akoma ne Argjentine, por me te kemi nje raport shume te mire. Do te shihemi ditet e ardhshme”.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.