Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

905 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio nuk leshon asnje centimeter: del ne pah nje detaj i rendesishem ne marreveshjen Nainggolan

Ausilio nuk leshon asnje centimeter: del ne pah nje detaj i rendesishem ne marreveshjen Nainggolan
Inter Club Staff

Interi dhe Roma po mbyllin marreveshjen e tyre per Nainggolan ne keto minuta.

Por duket se ore pas ore dalin ne pah detaje te reja rreth kesaj tratative.

Radja Nainggolan po vazhdon te ece me hapa galopant drejt Interit gjithesesi.

Mesfushori belg ka gjetur tashme prej ditesh marreveshjen me Interin dhe klubi zikalter gjithashtu ka gjetur gjuhen e perbashket me Romen dhe Monchin.

Cdo gje po shkon drejt nje marreveshje totale edhe pse ekzistoi jo pak efekti surprize kur u mor vesh se ne tratative do te futej edhe Davide Santon.

Per klubin e Romes do te shkojne 24 milione euro plus kartoni i Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo, trekuartist i Primaveres se Vecchit kampione te italise.

Por per kete te fundit, duket se Ausilio nuk deshiron te leshoje asnje centimeter.

Sipas Gazzetta dello Sport, ka dale ne pah nje detaj i rendesishem: Interi e ka shitur lojtarin tek verdh e kuqet, por ka vendosur ne kontrate nje te drejte: “15% e shumes se shitjes ne te ardhmen te lojtarit do i takoje Interit”.

Nuk eshte nje detaj i vogel, sepse te mos harrojme se lojtari ka potencial. Gjithashtu vlen per te permendur se Interi ka ruajtur edhe 25% te shumes se shitjes se ardhshme te Geoffrey Kondogbia.

Duket se kjo klauzole eshte kthyer ne nje standart tashme per Interin dhe per lojtaret qe shiten.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.