Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,510 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: Pedro apo Dybala? Zgjedh argjentinasin”

Ausilio: Pedro apo Dybala? Zgjedh argjentinasin”
Rinor Sopaj

Pasi ishte i ftuar në “Football Night”, emision i transmetuar nga SkySport, Piero Ausilio është përgjigjur në disa pyetje të mbështetësve zikaltër në Twitter. Këtu i keni pyetjet dhe përgjigjet shumë interesante të dhëna nga drejtori sportiv.

Kë do ta zgjedhnit në mes Pedros dhe Dybalas?
“Dybalan. Nuk i njoh kushtet dhe kufijtë për një përpjekje eventuale, por mund të përgjigjem vetëm përsa i përket dëshirës sime. Mund ta imagjinoj që shifrat janë shumë të larta. Sigurisht që na pëlqen djaloshi, e njohim që nga koha kur luante tek Instituto di Cordoba. Na pëlqen shumë, por nuk na pëlqen vetëm neve”.

Hernanes mund të jetë “i sakrifikuari”?
“Sapo e kemi blerë, mendoj se do të jetë me ne edhe për shumë vite”.

Interi po e ndjek Mounier del Bruges?
“E njohim, kjo është e sigurt. Një sulmues i lindur, por që tani po luan si sulmues krahu në të djathë. Është një lojtar i mirë, ka një strukturë fizike të rëndësishme, por nuk është akoma në nivelin të cilin ne po e kërkojmë”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.