Ausilio per Cambiasso: “Ju them arsyen e lamtumires”
“Ishte deshira nga ana e klubit per te dhene idene e kthimit te faqes. Per Zanetti, Samuel dhe Milito dihej prej kohesh, por Cambiasso mund te jepte akoma dicka”. Keshtu pergjigjet Piero Ausilio ne Tuttosport, qe e pyet per arsyen e perfundimit te raportit me argjentinasin: “Vendimi per te nderprere raportin edhe me te ka qene nje sinjal i projektit te ri. Askush nuk e mohon te kaluaren, mbetet aty, keta futbolliste do te vazhdojne te jene te rendesishem per Interin, por tani nevojitet te mendohet per dicka ndryshe. Gjithsesi me Cambiasson nuk kemi folur per kontrate dhe me kete zgjedhje nuk kemi kerkuar konsensusin, por besueshmerine duke ndjekur nje rruge qe kerkonte sakrifica te dhimbshme”.