Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,050 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Spalletti? Zhurme kot. Ne merkato gati nje goditje e madhe. Duam te…”

Ausilio: “Spalletti? Zhurme kot. Ne merkato gati nje goditje e madhe. Duam te…”
Bujar Berishaj

I intervistuar nga Premium Sport, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilo ka folur rreth temave te ndryshme, nga e ardhmja e Spallettit, Champions League e deri te merkato.

LAZIO-INTER – “Do te jete nje finale me Lazion nese bejme detyren me Sassuolon. 20 maji eshte akoma larg, duhet te mendojme ndeshje pas ndeshje dhe e kemi bere shume mire ne Udine. Tani te mendojme per Sassuolon. Kemi 13 pike me shume ne krahasim me vitin e kaluar, per ne ka rendesi rritje dhe ne jemi ne rritje. Eshte normale qe Champions te sjell dicka me shume ekonomikisht por nuk ndryshon nga nje pikepamje teknike, ne duam te vazhdojme te rritemi”.

KEQARDHJE DHE MEKATE – “Sa na perket neve, objektivat ishin te qarte. E dinim qe do te ishte nje kampionat rinisje por te mos harrojme se projekti i Spalettit ka nisur vetem ne korrik, kemi shtuar disa lojtare te rinje dhe jemi rinisur me nje grup te ngjashem me ate te viteve te kaluara. Kemi marrur rezultate menjehere por nuk do te thote qe rritja te ndalet ne nentor per shkak se jemi te paret. E dinim qe objektivi final ishte te kthehemi ne Champions. Ka qene nje kampionat me ngritje dhe disa ulje dhe une jam i bindur qe ky Inter eshte me i mire sesa ai qe ishte ne vend te pare. Tani Interi eshte nje skuader e maturuar dhe e vetdijshme qe eshte rritur. Projektet tjera kane nisur disa vite me pare, ky i yni eshte qe nje vit dhe jemi te bindur qe do te jete gjithmone me mire”.

SPALLETTI, E ARDHMJA DHE MERKATO – “Per ju ka rendesi pozicioni ne fund, por per ne ka rendesi rritja. Kjo skuader eshte me e mire krahasim me te kaluaren dhe disa muaj me pare. Mund te permiresohemi akoma, kemi bere dicka per sezonin e ardhshem dhe do te jemi te gatshem. Do te bejme gjithcka qe te jemi konkurrues ne kampionat dhe Champions League nese duhet te kualifikohemi. Nese jo, do te bejme gjithcka per tifozet tane, per te qene akoma konkurrues”.

CHAMPIONS LEAGUE – “Programet e ardhshme varen nga Champions? Te jep dicka me shume ekonomikisht. Por nuk do te ndryshonte asgje nga ana teknike. Ambicia e Suning qendron e njejta. Pastaj normale qe Champions te jep disa milione me shume. Interi qe ka lindur deshiron te mbijetoj gjate kohes, jo te bej vetem nje sezon. Duam te bejme dicka te rendesishme. Ky vit mbetet pozitiv dhe mund te behet i shkelqyer ne rast kualifikimi ne Champions League. Por eshte nje pikenisje e madhe per vitet e ardhshme”.

Ne fund Ausilio ka shtuar: “Rinvomi i Spallettit eshte me shume dicka mediatike sesa dicka tjeter. Jemi te lumtur per punen e tij dhe nuk mendoj se do te jete problem qe te organizojme edhe te ardhmen e te sepse jemi shume te lumtur me te dhe grupi Suning ka ambicie te medha”.

“Objektivi i ardhshem do te jete nje lojtar i forte, ndoshta i nje klubi te madh, i ri. Ajo qe ka rendesi me shume eshte mentaliteti dhe profesionalizmi. Nuk kemi bere asnje polemike me Juven, kemi thene ate qe donim ne menyre te edukuar. Ne nivel personal dhe profesional, e konsideroj Orsato nje prej me te mireve”, e ka mbyllur Ausilio.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.