Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,122 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio synon Behramin dhe Xhaka: ja strategjia. Do te jene te pakten dy te sakrifikuarit

Ausilio synon Behramin dhe Xhaka: ja strategjia. Do te jene te pakten dy te sakrifikuarit
Ardi Deda

Nuk ka me kohe per fjale, tani kalohet te faktet. Erick Thohir eshte ne pritje te mbylljes se marreveshjes financuese prej rreth 230 milione euro me bankat qe do ti lejoje klubit te marre vrull dhe te filloje nje epoke e re. Ne nje merkato te komplikuar, objektivi numer nje, sic eshte deklaruar nga vete Mazzarri, mbetet mesfushori qendror qe do te zere vendin e Cambiasso. Ne ate rol aktualisht ka nje boshllek, sepse tekniku toskan nuk i beson asnjerit prej lojtareve qe ka ne dispozicion ne organike (nga Kuzmanovic tek Taider), keshtu qe elementi i pershtatshem do te kerkohet ne merkato me sakrifikimin e te pakten dy elementeve, pa harruar qe do te degjohen me vemendje ofertat per Alvarez dhe Guarin.

Drejt zvicerianeve – Sipas asaj qe raporton Gazzetta dello Sport, drejtori teknik zikalter ka zhvendosur vemendjen e tij tek zvicerianet. Ne shenjester jane Valon Behrami dhe Granit Xhaka. I pari eshte i perkedheluri i  Mazzarrit ndersa i dyti pelqehet prej kohesh dhe eshte profili i te ardhmes qe pelqehet pikerisht nga presidenti i ri.

Behrami perpara Boterorit – Per sa i perket mesfushorit te Napolit, qellimi i Ausilio eshte te shpenzoje sa me pak para te jete e mundur, dhe per kete, ka nje tentative per te perfshire ne tratative Saphir Taider. “De Laurentis nuk e dhuron “mallin” e tij dhe e vlereson zvicerianin 9,5-10 milione euro. Inter, nderkohe, qendron tek pozicioni i tij: Behrami vlen 5-6 milione euro, dhe mund te ofroje (me konsensusin e Bologna) gjysmen e kartonit te Taider. Gjysma tjeter e kartonit te Taider, sot, mund te vleje 3-4 milione, keshtu qe ideja tjeter mund te jete blerja perfundimtare e lojtarit dhe me pas te shkembehet me zvicerianin tek Napoli. Hipoteza e fundit, mund te afroje Interin me kerkesen e Napolit.

Karta Kuzmanovic – Nese ardhja e Behramit me kushtet e shpresuara nuk do te jete e lehte, e njejta gje mund te thuhet dhe per Granit Xhaka i Borussia Mönchengladbach. Akoma Gazzetta shpjegon: “Klubi gjerman synon akoma te marre nga Napoli Dzemaili, dhe marreveshja mund te konkretizohet. Atehere per te arritur te ish lojtari i Bazelit, mund te jete me e lehte dhe do te perfaqesonte nje investim te mire me ne krah Behramin. Per ta marre lojtarin, tani drejtori teknik Ausilio do te propozoje Kuzmanovic (vlera e tij 5 milione euro) plus 5 milione te tjere. Nuk do te jete e lehte por as e pamundur”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.