Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 20, 2020

Scroll to top

Top

203 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio takim me Jorge Mendes, agjentin e Cancelos: ja per cfare do te flitet!

Ausilio takim me Jorge Mendes, agjentin e Cancelos: ja per cfare do te flitet!
Inter Club Staff

Me sa duket, Piero Ausilio, shume shpejt ose me sakte, per ceshtje ditesh do te takoje ne Appiano Gentile Jorge Mendes, agjentin e Joao Cancelos.

Kete gje e tregon Calciomercato.com e cila tregon me detaje se cfare pritet te ndodhe.

Ja cfare ka shkruar portali i njohur italian:

“Drejtori sportiv i Interit, Ausililo, do te tentoje te gjeje nje marreveshje per nje rroge me te mire te mbrojtesit te krahut portugez.”

“Nese blerja e tij duhet te negociohet me Valencian, rroga e tij do duhet te negociohet me nje prej agjenteve me me shume peshe ne futbollin boteror, Jorge Mendes.”

“Numri 7 zikalter aktualisht fiton tek Interi rreth 2 milione euro, por duke qene se ka treguar vlera te medha ne fushe dhe eshte shnderruar ne nje person shume te rendesishem per skuadren e Spallettit, rroga e tij duhet te jete nje nder me te lartat ne skuader.”

Dite me pare ishte folur se pikerisht agjenti i Cancelos eshte kunder nje qendrimi te tij ne Milano dhe se po shtyn per te derguar lojtarin ne Angli ose Spanje.

Joao Cancelo eshte ne huazim tek Interi deri ne daten 31 maj dhe e drejta e blerjes se Interit eshte 35 milione euro.

Zikalterit kane kohe qe po punojne per te gjetur nje menyre per ta paguar portugezin pa thyer rregullat e Fair Play Financiar qe eshte armiku kryesor i Interit ne kete tratative.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.