Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Walter Mazzarri nuk rrezikon, gabime ne pergatitje. Jo shkembimeve me Juventusin! Ja se kush na pelqen. Icardi-Kovacic…”

Ausilio: “Walter Mazzarri nuk rrezikon, gabime ne pergatitje. Jo shkembimeve me Juventusin! Ja se kush na pelqen. Icardi-Kovacic…”
Ardi Deda

Interviste e gjate ne Tuttosport per Piero Ausilio, i cili qe nga ky vit eshte pergjegjesi i vetem i merkatos zikalter pas lamtumires se Marco Branca. Fillohet menjehere me temen e nxehte te momentit, ose me sakte situaten e pankines se Walter Mazzarri.

Thohir ka konfirmuar Mazzarrin. Duhet te besohet tek ai dhe ne rast te nje humbjeje me Napolin?

“Po. Mazzarri nuk eshte vetem, ne shoqeri jemi te gjithe me te. Ne Itali, nese gjerat shkojne keq, duhet ti vihet faji dikujt: sot sulmohet Mazzarri, ne te kaluaren i ka takuar dikujt tjeter. Dy ndeshje te shkuara keq jane nje gje ekstremisht e vogel ne krahasim me ate qe mund te jete projekti yne. Thohir ka konfirmuar teknikun? Mire, personalisht nuk e kam vene kurre ne dyshim: jam i perqendruar mbi menyren se si ta kalojme kete moment, mbi gjendjen fizike te pasigurte, brishtesine mendore te shfaqur nga skuadra ne Firenze”.

Por tifozet nuk e duan.

“Ne San Siro jane fishkellyer edhe Mancini dhe Mourinho. Jam tek Inter prej 17 vitesh, kam pare nga te gjitha gjerat. Kultura italiane eshte ajo qe eshte, nuk mund ta ndryshojme. Asnje nuk mund te kete asnjehere nje konsensus unanim, dikush gjithmone do ta mendoje dnryshe. Ne stadium pjesa me e madhe e publikut nxit skuadren gjate ndeshjes, me pas eshte e qarte, nese humb 4-1 me Cagliarin do te ishte surprizues nese nuk do te vinin fishkellimat”.

Keshtu perpara me Walter.

“Jemi te bindur qe puna e teknikut, eksperienca e tij dhe forca qe do ti jape besimi jone do te na e shperbleje. Historia e Mazzarrit flet qarte: i ka arritur gjithmone objektivat, edhe me Interin vitin e kaluar. Dhe kjo na jep force: heret a vone frytet dhe puna e nje trajneri serioz do te vijne. E rendesishme eshte te qendrojme tek idete tona, si ne cdo shoqeri ku besohet projekti i ndermarre”.

Sa e veshtire eshte te administrohet kjo situate dhe ti jepet force teknikut?

“Kemi patur kurajon te perfundojme disa raporte historike me senatoret te konsideruar si heronj nga tifozet, nuk mund te na frikesoje nje jave e veshtire. Cagliari ka qene nje ndeshje shume e vecante, ne Firenze kam mbetur i habitur, sepse prisnin te gjithe nje paraqitje ndryshe. E kemi analizuar sepse si njerez te fushes duhet te jemi te kthjellet: deri ne 2-0 kemi luajtur, kemi patur rastet tona, kemi luftuar trup me trup. Per fat te keq Babacar dhe me pas Cuadrado kane bere dy gola dhe pas 2-0 Inter nuk ka luajtur me. Nuk jemi shperbere nga Fiorentina, por pas 2-0, eshte e qarte, ka dale brishtesia qe skuadra ka. Nderkohe, ne ndeshjen paraardhese, me Qarabag-un jane shfaqur veshtiresi fizike. Shpresonim te kalonim ne nje fare menyre Firenzen per te arritur tek nderprerjet e Kombetareve dhe per tu rikarikuar. Per fat te keq ka shkuar keshtu. Tani skuadra ka punuar dhe shpresojme qe lojtare si Vidic, Hernanes dhe Palacio te na japin dicka me shume”.

Ka patur ndonje problem gjate pergatitjes?

“Donin te niseshim menjehere fort per te shmangur nje figure te keqe ne Shtetet e Bashkuara, gjithashtu ishte dhe nje ndeshje eleminatore e Europa League per tu luajtur dhe nuk mund te dinim ne korrik vleren e kudnershtarit. Nuk dua te fshihem: ndoshta dicka ne pergatitje eshte gabuar. Gjithsesi te qendrojme te qete, jemi vetem ne javen e gjashte”.

Nuk druheni se keni humbur tashme shume pike?

“Kjo skuader ka cilesi ne njerez, trajner dhe futbolliste, per te luajtur vendin e trete. Juve dhe Roma kane dicka me shume nga te tjerat dhe kete e kane arritur pas vitesh pune dhe veshtiresi. Por me te tjerat kemi gjithcka per ta luajtur dhe nuk mund te mendoj qe Inter eshte inferior ndaj Milan, Lazio, Napoli dhe Fiorentina. Nuk harroj Sampdoria dhe Udinese, por pres qe ne mesin e kampionatit forcat te dalin jashte. Dhjete javet e para nuk perbejne test, mbi te gjitha ne vitin pas Boterorit. Shikoni veshtiresite qe po hasin Atletico Madrid, Borussia Dortmund dhe Liverpool”.

Si mendoni qe ti beni njerezit te kuptojne projektin?

“E dime qe ne nje vit dhe pak muaj nuk mudn te zgjidhim gjithcka, projekti i Thohir eshte ne nje udhetim te gjate. Per kete nevojitet te jemi te qarte. Aktualisht objektivi eshte te pergjysmojme pasivin ne bilanc dhe te arrijme dalengadale ne barazim. Ky proces mund te pershpejtohet me arritjen e Champions, qe do te sjelle fitime te medha. Ne te tonen e kemi bere duke pergjysmuar malin e pagave, por poshte 70 milione eurove nuk mund te shkojme. Perkundrazi, vitet e ardhshme do te kthehemi me siguri tek shifrat me te medha”.

Thohir gjithmone me shume i interesuar tek numrat dhe marketingu se sa tek futbolli i luajtur.

“Presidenti eshte nje person terheqes, ka karmen aziatike dhe menaxhimin amerikan. Por ka kuptuar qe futbolli ne Itali eshte nje gje serioze, jo nje shaka: loje e bukur, te rinjte, jane te gjithe gjera te rendesishme, por ne fund kane rendesi vetem tre piket”.

Shkembimi Guarin-Vucinic eshte tashme ne arkiva. Heret apo vone do te ktheheni te beni marreveshje me Juventus?

“Dua te theksoj qe raporti me drejtuesit bardhezinj, Marotta dhe Paratici, kane te bejne me vleresimin dhe respektin. Pasi kam thene kete, preferoj te shes apo te blej futbolliste nga nje skuader tjeter. Me siguri, sot nje shkembim me Juve nuk e bej”.

Epo mire, edhe sikur t’ju ofronin Vidal per 5 milione?

“Futbollistet e zote te Juventus i njoh mire, nese do te krijoheshin kushte te mira do te mendohesha. Diskutimi im lidhet kryesisht me shkembimet: ne fund te fundit ka shume klube ne Evrope dhe mund te gjej referenca te tejra…”.

Dhe nese Juventus do t’ju bente nje oferte pune?

“Jam tek Inter prej pothuajse 20 vitesh, e kam nisur si sekretar i sektorit te te rinjve dhe enderroja te beja drejtorin sportiv. E kam te veshtire ta shoh veten ne nje tjeter klub italian, Keshtu do te thoja “Jo, faleminderit”. Sigurisht, kurre mos thuaj kurre, por duke pare qe jam 42 vjec dhe nuk mund te qendroj pergjithmone tek Inter, sapo te mbyllet aventura ime zikalter do te me pelqente, edhe per familjen, te provoj nje eksperience ne perendim”.

Cfare tregon barometri per rinovimin e Kovacic dhe Icardi?

“Kam mbetur dakord me agjentet respektive me te cilet se shpejti do te flas, por sot nuk kam nje date te fiksuar. Me duket e drejte qe Icardi, qe eshte i lidhur me ne deri ne 2018, te pershtate kontraten e tij duke qene se eshte akoma ajo qe kishte me Sampdorian: sot eshte titullar, i duhet njohur ate qe ka merituar ne fushe. E njejta gje vlen dhe per Mateon”.

Eshte e vertete qe Wanda Nara e ka ndryshuar per me mire jeten e Icardit?

“Une nuk e njoh, por mund te tregoj se cila eshte menyra e te jetuarit te Mauro qe kur eshte me te. Icardi nuk eshte i terhequr nga jeta e nates, kthehet ne shtepi dhe qendron me tre femijet e saj. Jane martuar, do te kene nje femije pas pak muajsh: mendoj qe Wanda i ka dhene ekuiliber dhe qetesi Mauros. Profesionalisht nuk mund ta shenjestroj per asgje, perkudnrazi: Icardi ka reaguar mire pas demtimit ne pubalgji me te cilin ka vuajtur nje vit me pare dhe nga korriku ndjek nje nje pune te personalizuar shtese me nje pergatites duke u kthyer me shpejt sec ishte parashikuar ne fushe”.

Icardi dhe Kovacic mund te jene lideret e rinj te Interit?

“Nje i ri, per moshen dhe per eksperiencen, nuk mund te jete nje lider. Nuk ekziston. Nuk kemi individualizuar ndonje lojtar mbi te cilin te ndertojme kete rrugetim. Ndoshta pas 3-4 vitesh do te flasim ndryshe ne aspektin e te rinjve dhe ketu shtoj Juan Jesus. Nderkohe kemi vendosur tja besojme fashen e kapitenit Ranocchia: per motivet e sjelljes dhe etikes e meritone, gjithashtu eshte italian. Andra eshte ndjere i pergjegjshem, ka ditur te bej grup, duke organizuar darka dhe takime me shoket”.

Ne janar vjen nje sulmues?

“Bej nje hap mbrapa. Ne ne fund te gushtit kishim vendosur te qendronin me tre sulmues plus te rinjte dhe per momentin nuk kemi ndryshuar ide. Levizja e fundit qe donim te benim ne vere ishte blerja e Bonaventura, por ishte i lidhur me shitjen e Guarin. Futbollisti i Atalantes ishte i bllokuar, operacioni perfshinte huazimin me te drejte blerje te lidhur me nje numer te caktuar paraqitjesh. Paralelish po bisedonim shitjen e Guarin tek Valencia. Kur spanjollet rreth ores 19.30  te 1 shtatorit vendosen te na e kerkonin lojtarin vetem ne huazim, kemi vendosur ta mbanim Guarin: jemi Inter dhe nje futbollist te rendesishem ose e shesim ose e mbajme, nuk e huazojme”.

Borini eshte nje opsion?

“Eshte heret. Pres dhjetorin per te bere vleresime mbi organiken. Sot jam i bindur qe organika eshte e duhura. Gjithsesi Fabio me pelqen, por Livepool hq dore nga lojtari vetem me nje shume te mire parash. Kemi bere nje tentative ne vere, por me pas kemi mbyllur per Osvaldon, zgjedhjen e pare te Mazzarrit”.

Per Basellin dhe Zappacosta cfare na thoni?

“Jane dy te rinj interesante qe i ndjekim”.

Rolando do te kthehet?

“Eshte 29 vjec dhe kontrata i mbaron ne 2016. Porto nuk e dhuron dhe une nuk kam deshire te kthehem te bisedoj me ata”.

Ka shprese per te rihapur tratativen me Firmino?

“Kam shkuar ne Gjermani, me kane thene qe nuk mjaftonin 22 milione euro per 80% te kartonit dhe jam kthyer ne shtepi edhe pa ngrene”.

Midis parametrave zero eshte dhe Konoplyanka.

“Ne driten e paramtrave qe shoqeria me ka dhene, edhe veren e ardhshme do te bejme merkato ne nje menyre te caktuar, pervec se kualifikohemi ne Champions. Si pasoje Inter ka detyrimin te qendroje e vemendshme ndaj futbollisteve ne skadence kontrate, si ukrainasi”.

Edhe Schar i Bazelit eshte duke i mbaruar kontrata.

“E njohim mire”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.