Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

895 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Avokati i Icardit sulmon Interin: “Po e keqtrajtojne, kane arritur deri aty sa e kane perjashtuar edhe nga grupi i WhatsApp.”

Avokati i Icardit sulmon Interin: “Po e keqtrajtojne, kane arritur deri aty sa e kane perjashtuar edhe nga grupi i WhatsApp.”
Inter Club Staff

Mauro Icardi tashme ka hedhur ne gjyq Interin nepermjet nje padie kunder klubit qe e ka pasur kapiten te sajin ne fushe per vite me radhe.

Por perse sulmuesi argjentinas ka arritur tek ky perfundim? Kjo ka qene pyetja qe shume persona kane bere keto dite.

Me sa duket gjithcka mund te kuptohet edhe nga dokumenti i padise se Icardit, dokument i cili eshte publikuar pak me pare nga nje gazetar italian.

Ne te shpjegohet ne 41 pika te ndryshme se si Interi ka “keqtrajtuar” Icardin (gjithmone sipas avokateve te tij) dhe ne fund kerkohet ri-integrimi i menjehershem ne stervitjet tekniko-taktike te skuadres dhe kerkohet 1,5 milione euro demshperblim.

Por avokati i Icardit nuk ndalet me kaq dhe ka sulmuar Interin per motive qe ne pamje te pare duken qesharake. Sipas tij Interi “e ka hequr Icardin nga cdo iniciative publicitare, marketingu dhe reklamimi”, duke e bere Icardin qe te humbase para. Edhe per kete fakt, sipas tij, Interi duhet te paguaje demshperblimin sepse Icardi po humbet popullaritet.

Por pika me qesharake eshte nje tjeter. Nderkohe qe nder te tjera sjellja e Interit quhet “keqdashje” dhe sipas tyre Icardi po shtyhet me force qe te “transferohet ne nje klub tjeter” kunder vullnetit te tij per te qendruar tek Interi.

Sipas avokatit te Icardit, nje nga pikat qe duhet te marre parasysh gjykata perpara se te marre demtimin eshte se “Icardi nuk eshte perfshire ne grupin e WhatsApp te skuadres.”.

“Icardi nuk eshte perfshire ne asnje moment ne grupin e ri te WhatsApp te skuadres ku bejne pjese te gjithe lojtaret. Ai lajmet i mer ne menyre private. Fakti qe ai nuk eshte perfshire ne grupin WhatsApp te skuadres tregon qarte se sa po e diskriminon Interi.”

Qesharake apo jo? Pikerisht si sjellja e ish-kapitenit qe vetem pak kohe me pare tha: “Me Interin, te Interi, per Interin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.