Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,400 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Avokati i UEFA: “Ja pse Interi e ka regjistruar Icardin ne listen e Serie A. Nese nuk do e bente kete gje, do e humbiste falas.”

Avokati i UEFA: “Ja pse Interi e ka regjistruar Icardin ne listen e Serie A. Nese nuk do e bente kete gje, do e humbiste falas.”
Inter Club Staff

Sot shume jane surprizuar per regjistrimin e Mauro Icardit nga ana e Interit ne listen e lojtareve per Serie A, por ne fakt e gjitha kjo ka qene dicka qe pritej prej javesh tashme.

Nje mos regjistrim i Mauro Icardit ne kete liste do te thoshte se ai do mund te largohej nga Interi me parameter zero nese do e hidhte skuadren zikalter ne gjyq sepse lojtari duhet te luaje nje % te caktuar ndeshjesh ne nje klub qe te mos largohet falas.

Por shume persona e kane keqkuptuar idene e Interit per ta derguar lojtarin ne shumicen e ndeshjeve ne tribune me perjashtimin e tij totalisht nga skuadra. E para eshte e mundur akoma, e dyta nuk ka qene e mundur asnjehere.

Calciomercato.com disa dite me pare ka folur me avokatin e njohur italian qe eshte marre shpesh me ceshtje sportive, Jean Cristophe Cataliotti i cili eshte edhe avokat i licencuar nga UEFA dhe ai ka shpjeguar me detaje se cfare mund te ndodhe ne fund te “Luftes se Ftohte” ndermjet argjentinasit dhe Interit.

Cataliotti, si mendoni se do te perfundoje e gjitha kjo histori ndermjet Icardit dhe Interit?

“Nuk eshte e thjeshte te pergjigjesh ndaj kesaj pyetje sepse palet duken shume larg ne kete moment ndermjet tyre por edhe shume larg nga normat e futbollit.”

“Si ne Europe apo ne Itali, ky eshte nje rast teper i vecante dhe cdo detaj mund te beje diferencen ne fund per ti dhene te drejte njeres pale apo jo.”

Agjentja e lojtarit argjentinas mund te shkoje ne gjykate per te kerkuar nje zgjidhje kontrate per shkak te mos perfshirjes se lojtarit ne stervitjet teknike te skuadres? 

“Nese nga njera ane neni numer 7 i Marreveshjes Kolektive te Futbollisteve i ndalon klubet e futbollit qe te perjashtojne lojtaret e skuadres se pare nga stervitjet parasezonale, apo stervitjet sezonale, nga ana tjeter duhet pare se sa eshte thyer ky nen ne te vertete.”

“Nuk duhet ta bej une kete vleresim, por juristet e lojtarit. Keta te fundit nese respektojne nenin 12 per te kerkuar riintegrimin e lojtarit nga klubi zikalter ne stervitje brenda tre ditesh. Ne rast mungese te perfshirjes se tij, atehere lojtari mund te drejtohet tek Kolegji Arbitral per te kerkuar ose ri-integrimin ne stervitje ose zgjidhjen e kontrates.”

Po nese Icardi fillon e stervitet me Interin por nuk do te luaje me asnje ndeshje zyrtare. Mendoni se mund te ndodhe dicka e tille?

“Sigurisht qe po. Do te ishte nje forme hakmarrje ndaj tij “e legalizuar” nga klubi ne rast se ky i fundit nuk pranon te largohet. Ka ndodhur edhe me pare.”

Po nese Interi e dergon Icardin per dy vite ne tribune, cfare ndodh? Dy vite pa luajtur do te qendroje?

“E kam lexuar edhe kete lajm kudo, por eshte e gabuar. Eshte e pamundur qe Interi te mos e perdore asnje ndeshje zyrtare Icardin. Do jua shpjegoj une motivin. Nese Icardi nuk merr pjese as ne 10% te ndeshjeve zyrtare te luajtura nga skuadra, lojtarit vete i lind e drejta per te kerkuar zgjidhjen e kontrates dhe te largohet keshtu pa pagese. Totalisht falas.”

“Me pak fjale, nese Interi e dergon gjithe sezonin ne tribune lojtarin, rrezikon ta humbase ate me parameter zero ne fund te sezonit. Kete gje e parashikon neni 15 i rregullores se Fifas.”

“Pra, nese Icardi do te qendroje ne Milano, Interit do i duhet ta regjistroje me patjeter sepse ai duhet te luaje te pakten 10% te ndeshjeve. Natyrisht qe ne keto 10% quhen edhe aktivizimet per pak minuta. Nje aktivizim quhet si nje ndeshje.”

Po nese lojtari refuzon te grumbullohet me skuadren pikerisht per te zgjidhur kontraten me Interin?

“Atehere lojtari do te kalonte tek ana e gabuar e nuk do te perfitonte zgjidhje kontrate e madje do te gjobitej ai. Keshtu do te kishte te drejte Interi.”

Pra. me pak fjale, qe Interi do e perfshinte Icardin ne listen e lojtareve te regjistruar ne Serie A dihej prej kohesh. Tani Icardi duhet te luaje ne 10% te ndeshjeve te Serie A (gjithmone nese qendron) qe te mos mundet te hedhe Interin ne gjyq per zgjidhje kontrate per shkak te mos perfshirjes. Klubit zikalter do i mjaftonte edhe 1 minut ne ndeshje per te aktivizuar Icardin dhe ky 1 minut do te quhej si nje aktivizim. Nese Icardi do te refuzonte, atehere ai nuk do e hidhte dot ne gjyq Interin. Me pak fjale, eshte nje situate komplekse.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.