Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

663 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Away Kit 2018-2019 – Ja te gjitha detajet e bluzes se dyte te Interit

Away Kit 2018-2019 – Ja te gjitha detajet e bluzes se dyte te Interit
Inter Club Staff

Sot ne mengjes, Interi ka zyrtarizuar ne sajtin e saj zyrtar bluzen e transfertes qe Icardi me shoke do te veshin ne sezonin sportiv 2018-2019. 

Nese mendoni se eshte thjesht nje bluze e dyte e nje skuadre futbolli e keni shume gabim sepse kjo bluze brenda permban shume histori.

Per te zbuluar kete, kjo ka qene komunikata zyrtare ne Inter.it ku shpjegohet deri ne detaje koncepti i saj dhe ngjyrat:

“FC Internazionale Milano dhe Nike shpallin sot se kjo do te jete bluza away per sezonin 2018-19 ne te cilen rikthehet Biscione – simbol i qytetit te Milanos – prezente edhe ne bluzen e pare home.”

“Ne kete version te bluzes, lekura e gjarperit do te prezantohet ne ngjyren gri dhe me rombe te vegjel deri ne fund te bluzes.”

“Ky dizajn i jep mundesi bluzes se dyte qe te kete nje lidhje te forte me traditen por edhe nje pamje te forte dhe te vendosur.”

“Ne sezonin 2010-2011, bluza ikonike e Interit qe kishte Biscionen qe fillonte ne fund te bluzes e qe mbaronte tek menga e saj e frymezon pikerisht kete bluze.”

“Nderkohe, Pete Hoppins, Nike Football Apparel Senior Design Directos, tregon: “Kjo bluze away nderthur Biscionen dhe ispiron me te duke krijuar keshtu nje dizajn modern dhe inovativ, karakteristik te stilit milanez.”

Per tu theksuar se ne kete bluze away, stema e klubit ne gjoks e rrethohet nga ngjyra e arte, ndersa jaka celebron ngjyrat ikonike te klubit, e cila eshte ne forme V-je dhe njeren ane e ka te kalter dhe tjetren te zeze.

Mbrapa, po ne jaken e saj, ka te njejtat ngjyra por aty gjente edhe simboli i Biscione te Milanos, por kesaj radhe eshte versioni i viteve 80 te Bisciones.

Ndersa tutat e shkurtra kete vit jane te bardha, corapet blu me nje fashe te zeze ne gju.

Ju pelqen bluza e re away? Shprehni mendimin tuaj tek komentet!

Nderkohe, keto jane disa foto:

FOTO 1: Pjesa nga prapa e bluzes away te sezonit te ri te Interit

FOTO 2: akoma me afer, pjesa e jakes nga prapa

FOTO 3: bluza away e sezonit te ri e pare nga nje kend tjeter

FOTO 4: bluza tek e cila eshte inspiruar kjo fanelle e re

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.