Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,270 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Babai i Joao Marios: “Inter? Një klub i madh dhe ëndërr e të gjithëve. Serie A…”

Babai i Joao Marios: “Inter? Një klub i madh dhe ëndërr e të gjithëve. Serie A…”
Rinor Sopaj

Corriere dello Sport, në edicionin e sotëm, e ka kontaktuar babanë e Joao Marios, Eduardon, i cili ka hapur dyert për një kalim të mundshëm në Milano: “Inter? Kemi folur me disa persona për këtë zgjidhje dhe do të shohim se cka do të ndodhë. Së shpejti do të ketë të reja. Interi është padyshim klub i madh dhe nuk ka asnjë lojtar në botë që nuk do t’i pëlqente ta veshte atë fanelë. Seria A është një kampionat i shkëlqyer ku bëjnë pjesë klube si Interi, Milan, Juventus dhe Roma. Joao Mario është i gatshëm për hapin e madh? Mund të jeni të sigurtë. Ai është një lojtar i fortë dhe e ka dëshmuar në Evropian. Mund të luajë kudo në Evropë. Me paraqitjet e tij më ka bërë krenar. Kur do të vendoset e ardhmja? E vështirë të thuhet sepse nuk varet nga ne. Do ta shohim se cfarë do të thotë Sportingu”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.