Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,009 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Babai i Lautaros: “Kam folur me djalin, ja cfare eshte Icardi per te. Une kerkoj nga Interi qe…”

Babai i Lautaros: “Kam folur me djalin, ja cfare eshte Icardi per te. Une kerkoj nga Interi qe…”
Ardis
  • On 15/10/2018, 21:22

Mario Martinez, babai i sulmuesit te Inter-it Lautaro Martinez, ka folur ne mikrofonat e “Esto eRacing” persa i perket aktualitetit te “El Toro” duke filluar me golin e realizuar kunder Irak-ut ne ndeshjen miqesore ne Riyad:

“Ishte dicka qe e kerkonte prej kohesh. Shpresojme qe ky grumbullim ti beje mire atij.”

“Goli i realizuar qe ne fillim te ndeshjes kunder Irakut e motivuar shume, ka shfrytezuar shume mire, pak raste qe kishte”.

Martinez Senior flet edhe per ambjentimin e te birit ne Itali:

“Nje gje shume e thjeshte, eshte gjithmone i shoqeruar nga Mauro Icardi qe i ka dhene nje ndihme te madhe. Mendoja se mbas ndeshjeve miqesore ne vere do te luante vazhdimisht; ndonjehere vuan kur nuk futet ne loje”.

“Moduli qe perdor “nuk e lejon te luaje me dy sulmues, per kete arsye eshte e komplikuar te luaje sebashku me Icardi-n.”

“Por ata jane lojtare plotesues qe kane nje miqesi te madhe. Te shkakton zemerim dhe padurim qe Lautaro nuk luan, por duhet te pranojme se keshtu eshte futbolli dhe per rrjedhoje keto jane rregullat e lojes. Por nga Interi kerkoj qe te luaje me shume”.

Martinez Senior me pas flet per komentet e shtypit italian per djalin e tij:

Nese lexojme ate qe shtypi shkruan, mund te thuhet se Lautaro ka qene perhere ne nivelin e duhur. I eshte dashur te adaptohet me nje rekuperim fizik te shpejte, sepse atje luhet 2-3 here ne jave dhe ka nje ritem komplet tjeter”.

Gjithashtu ka folur edhe per mungesen e grumbullimit ne boterorin e Rusi-se: “Vazhdon zemerimi mbas shpresave qe ishin krijuar ndaj tij per tu grumbulluar, por ne fund Jorge Sampaoli duhet te kete pasur arsyet e tij per te mos e grumbulluar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.