Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

539 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Babai i Rafinha: “Vetem Interi per djalin tim. Per te nuk ka rendesi Champions, por deshira me e madhe qe ka…”

Babai i Rafinha: “Vetem Interi per djalin tim. Per te nuk ka rendesi Champions, por deshira me e madhe qe ka…”
Inter Club Staff

Sot ka folur Mazinho, babai dhe agjenti i Rafinha, i intervistuar nga Tuttosport. 

Mazinho edhe nje here ka perseritur deshiren e djalit te tij per te qendruar ne Milano, pavarsisht pjesemarrjes ne Champions ose jo.

“Tek Interi ndihet mire, shpresojme te arrijme te qendrojme ne Milano.”

Ja intervista e tij e plote:

Champions. A keni folur me Spallettin per Rafinhen?

“I pelqen edhe pse nuk ishte i mesuar me sistemin e tij te lojes. Por me duket se faktet tregojne se  ka qene i zoti te kuptoje se cfare deshiron nga ai tranjeri. Spalletti nderkohe e ka ndihmuar shume te rritet nga ana fizike dhe taktike.

Eshte ambjentuar shume mire ne Milano per hir te vertetes.

“Sepse eshte nje qytet special, atmosfere e mire dhe njerez te rinj: ndihet me te vertete shume  mire. Edhe shoket e skuadres por edhe atmosfera e nje qyteti spektakolar si Milano e kane ndihmuar te perfshihet menjehere. Rafa, sot per sot, eshte shume i lumtur.”

A do te qendroje Rafa edhe pa Champions tek Interi?

“Championsi nuk ka te beje fare me te ardhmen e Rafa. Varet gjithcka nga Interi. Ai ate qe duhet te bente e ka bere. Deshira e tij me e madhe eshte Interi jo Championsi.”

Ausilio e ka nenvizuar se eshte vetem nje ceshtje ekonomike tashme.

“Po, keshtu eshte. Do i takoje Interit dhe Barces te gjejne nje zgjidhje. Pasi them kete, kemi deshire te kuptojme nga Interi sa me pare se cfare ka ndermend qe te kemi kohe te studiojme gjithcka, te kuptojme situaten dhe te ndihmojme dy klubet te gjejne nje marreveshje dhe qe kjo marreveshje te parashikoje se Rafa mund te qendroje ne Milano ende.”

Mendon se Barcelona do te pranonte rinovimin e huazimit?

“Nuk e di akoma se cfare ka vendosur Interi, pale Barcelona. Por ne, do te bejme gjithcka per te treguar se jemi te lumtur ne Milano dhe qe nuk duam ta nisim nga zero diku tjeter.”

Nese Interi do i kerkonte Rafinhes nje sforco ekonomike, cfare do te keshillonit?

“Mendoj se Rafinha e ka treguar ne cdo menyre lidhjen qe ka krijuar me Interin. Por pastaj rroga e tij nuk eshte e larte, eshte nje rroge normale ne futbollin e sotshem.”

Thiago dhe Rafinha: do te pelqente qe ti shikoje perseri bashke ne nje skuader?

“Nuk i dihet kurre, ne futboll cdo gje eshte e mundur. Por per sa me takon mua, po. Shpresoj me te vertete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.