Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

580 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Babai i Zaniolos zbulon: “Ja dy skuadrat ne Itali ku mund te transferohet djali im. Tek Roma jemi mire, por do vlersojme ofertat”

Babai i Zaniolos zbulon: “Ja dy skuadrat ne Itali ku mund te transferohet djali im. Tek Roma jemi mire, por do vlersojme ofertat”
Inter Club Staff

Fjalet e Nicolo Zaniolo pas ndeshjes me Fiorentinen me siguri qe nuk i kane bere tifozet e Romes qe te flejne te qete. 

Me sa duket, rinovimi i tij me Romen do te behej shume i komplikuar ne rast deshtimi per kapjen e Champions League.

E keshtu, kane filluar qe tani disa hipoteza per te ardhmen e ish-lojtarit te Primaveres zikalter qe mund te largohet nga Kryeqyteti vetem nje vit pas transferimit atje.

Per kete gje ka folur babai i tij Igor i intervistuar nga Tuttosport:

Cfare ju ka surprizuar me shume nga Nicolo?

“Nuk mendoja se do te rritej kaq shpejt, sidomos ne fushen e lojes: ai po i djeg me te vertete etapat. Si nje ish-lojtar e vleresoj shume deshiren e tij per te rifituar topin, qe te mos humbet asnje centimeter ne fushen e lojes dhe faktin qe vihet ne dispozicion te skuadres ne cdo moment.”

Mancini ka parashikuar nje te ardhme alla-Pogba per djalin tend: je dakort?

“Krahasimi, ne nivel karakteristikash qendron: edhe Nicolo eshte nje tuttocampista. Natyrisht qe ka vecantite e tij pastaj, por duhet te theksojme se Pogba eshte nje kampion bote dhe djali im nje femije ende.”

I duhet thene faleminderit me shume Monchit apo Di Francescos?

“Ose Mancinit… Tranjeri i kombetares qe ka ndihmuar me shume rritjen e djalit tim. Pastaj Di Francesco ka pasur nje kurajo luani per ta hedhur ne fushe ne Bernabeu kunder kampioneve te botes si Modric apo Kroos.”

Tani po rinovoni kontraten me Romen, apo jo?

“Ekzakte. Tek Roma Nicolo eshte mire, eshte ne nje klub te madh dhe i detyrohet shume klubit dhe shokeve: mbi te gjitha me te medhenjve si ai si Dzeko, De Rossi apo Florenzi. Po e ndihmojne te rritet dite pas dite.”

Nicolo eshte ne shenjestren e Juventusit dhe klubeve me te medha. Paratici a ka ardhur te pije nje kafe ne barin tuaj?

“Ai vete jo, por ka shume prokuratore qe kane tentuar te flasin. Ben pjese tek rregullat e lojes, do te jete shume normale edhe ne vere. Pavarsisht rinovimit te kontrates nga ana e djalirt, djali im e di qe do te kerkohet nga shume skuadra.”

Nese Roma nuk do te shkonte ne Champions League, mbase do te ishte e detyruar ta shiste Nicolo. A keni preferenca per skuadren e radhes?

“Mbi te gjitha shpresoj qe Roma te kualifikohet. Por edhe pa Champions, seshte e thene qe te sakrifikohet pikerisht ai. Mendoj se mbi te klubi deshiron te besoje te ardhmen. Por nese nuk ndodh kjo dhe nese klubi vendos qe ne duhet te sakrifikohemi, atehere duhet te vleresojme ofertat. Duke pare shfirat qe qarkullojne, nuk mendoj se skuadrat qe do paguanin jane te shumta. Ne Itali ai mund te shkoje vetem tek Interi dhe Juventusi. Nuk kemi preferenca. Ne raste si keto diskutimet do te behen ndermjet klubeve. Do te shohim ne vere per kete ama: tani prioriteti per Nicolo eshte Champions dhe me pas Europiani U21.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.