Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,124 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Balotelli poston per derbin dhe Materazzi i komenton: “Cfare ‘mmm’ thua, nuk e shikon qe…”

Balotelli poston per derbin dhe Materazzi i komenton: “Cfare ‘mmm’ thua, nuk e shikon qe…”
Inter Club Staff

Derby nuk eshte vetem i futbollisteve aktual dhe tifozeve, por edhe i ish-lojtareve qe here pas here me ndonje postim ne rrjete sociale shpesh here vihen ne qender te vemendjes. 

Ajo qe ka ndodhur dje ne darke vone ka te beje me nje postim te Balotellit per derbin ku ka komentuar edhe Marco Materazzi.

Ka qene nje pergjigje epike ajo qe ka ndezur rrjetet sociale: nje pergjgije qe mund te jepej vetem nga Materazzi qe ne koherat e Interit, Balotellin e ka sjelle ne vete jo pak here.

Keshtu, Mario Balotelli ka postuar nje foto ne instagram dhe eshte shprehur i pavendosur per ke te beje tifo te dielen duke shkruar: “Umm… Forza… Le te fitoje spektakli…”

Por vetem pas disa minutash ka ardhur pergjigja e ish-shokut te tij te skuadres tek Interi, mbrojtesit me te cilin ai ka fituar kampionate dhe kupa duke perfshire edhe Tripleten ne 2010.

Kjo ka qene pergjigja epike e Materazzit per Balon:

matrix

Si fillim Matrix e ka nisur duke bere tag Mario Balotellin, ka postuar dy zemra zikalter dhe ka shkruar: “”Nese ke muskuj tek krahet sot, i ke vetem per shkak te kupave qe ke ngritur me Interin. Keshtu cfare ‘mmmm’ thua, mos bej shaka se te zhduka.”

Balotelli nuk ktheu me pergjigje, por ai qe komentoi ishte vellai i Marios, Enock i cili shkroi “Forza Milan”.

Por Balotelli nuk pritet te kete dyshime tashme per ke duhet te beje tifozllik te dielen, sepse perndryshe Materazzi…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.