Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,440 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Banega story – Sfidat me Messin, Ferrari, pompat e benzines dhe… Unai Emery!

Inter Club Staff

Lojtari argjentinas po ecen me hapa prej te paracaktuari, pikerisht si dy shoket e tij argjetninas, Messi dhe Icardi.

La Gazzetta dello Sport ka dashur qe te rikrijoje edhe njehere nga e para etapat me te rendesishme te karrieres se Ever Banega. Nuk flitet vetem per futboll: numri 19 i Sevillas eshte nje lojtar me fat te paracaktuar dhe historia e tij, duke qene i tille, nuk mund te jete kurresesi banale.

SFIDAT QE FEMIJE ME MESSIN – Pikerisht qe tek dita kur lindi ai duhet te nise historia. Sepse Banega ka lindur me 29 qershor 1988 ne Rosario, i njejti qytet qe i dha jete Messit nje vit me pare. E me pas Maurito IcarditEver eshte nje njeri me fat te paracaktuar, prek top dhe e shikon lojen ne nje menyre teper speciale. Kur ishte i vogel hyri tek Alianza Sport, nje nga dy shkollat me te mira te qytetit. Rivalja e madhe quhet Grandoli, vend ne te cilin u rrit nje djalosh i shkurter qe gjuan me te majten qe me pas do fitonte disa topa te arte rresht. Debyt ndermjet ketyre dy lojtareve terhoqen vemendjen e shume talent scout nga e gjithe bota. Messi ishte ai djaloshi qe e mbante gjithmone ne nivel gatishmerie ne fushe por me pas te dy do te luajne per Newell’s Old Boys – ku Ever enderron te mbylle karrieren pikerisht me Leon -, por Jorge Griffa, profesori i pare i Banega si i Valdano, Batistuta dhe Tevez e coi menjehere tek Boca Juniors.

HAPI I MADH – Ne Bombonera vjen hapi i pare i madh. Alfio Basile e therret menjehere ne skuadren e pare. Debutimin e beri ne 14 shkurt 2007 kur ishte vetem 18 vjec dhe njeriu qe ja dha kete mundesi quhej Miguel Angel Russo. Banega ngjit shkallet si nje futbollist mjaft i talentuar, behet i pazevendesueshem ne mesfushe dhe fiton menjehere Libertadores. Mbi te hidhen ne sulm skuadrat me te famshme ne planet: Milan, Real, Valencia, Inter, Juve. Beteja behet e ashper e ne fund Juventusi ofroi 15 milione e Valencia 18 duke siguruar edhe sherbimet e tij.

VESHTIRESITE DHE SKANDALET – Ever nuk pershtatet mire dhe shkon ne huazim tek Atletico Madrid i Unai Emery, ai qe do te behej edhe mentori i tij. Jane vitet me te veshtira per Tanguito, nje karakter i nxehte. Nga 2009 deri ne 2013 Banega kalon nje sere episodesh prej ‘koke te nxehte’. Shkon ne krize totale: kartona te kuq, perjashtime, sherre, alkol dhe video hard. Ne 2012 arrin te thyeje kemben (kocken dhe kercin): Ferrari i tij ishte ne nje rruge pak te pjerret, ai del pa ngritur frenat e dores dhe… auto-perplaset me veten. E njejta Ferrari qe disa muaj me pas mer zjarr por ai del i pademtuar. Ne vitin 2014 rikthehet ne huazim tek Newell’s-i i tij kur rikthehet tek futbolli i madh. Tranjeri i Argjentines Sabella e mer me vete ne boterorin e Brazilit por me pas nuk e perfshin tek 23 finale. Kjo edhe sepse ne ate kohe u perfshi ne nje skandal kur ishte pare ne nje takim me nje bos te mafias se Los Monos, nje nga organizatat me te medha te narkotrafikut ne Rosario. U akuzua se kishte thyer edhe ligjin ne disa ceshtje te kartonit te tij me akuzen se shitja e kartonit kishte sherbyer per te pastruar para te pista nga narkotrafikantet, akuza qe dolen se ishin te paverteta.

KURA E EMERY – Nga pusi e nxorri natyrisht Emery, qe pas nje eksperience tek Spartak Mosca u kthye ne Ligen Spanjolle, por kesaj radhe tek Sevilla ku duhej te zevendesonte ‘metronomin’ Rakitic qe sapo kishte kaluar tek Barca. Cfare ndodhi me pas eshte histori. Ne Andaluzi Banega rigjeti inspirimin dhe mbi te gjitha vazhdimesine qe nuk ka qene kurre pika e tij e forte. Koha per ta gjetur edhe tek Interi tani!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.