2,426 views

Banega, vizitat mjekesore jane bere tashme me Interin. Ja detajet e kontrates…
Nje vizite e shpejte brenda pak oreve ne Milano dhe Ever Banega eshte bere nje futbollist i Interit.
Sipas asaj qe tregon Gianluca Di Marzio, gazetari i njohur i Sky, ne sajtin e tij, argjentinasi ka zhvilluar tashme vizitat mjekesore me klubin zikalter. Gjithashtu jane mbyllur edhe detajet e fundit me lojtarin qe do te vije tek Interi me parameter zero e do te kete nje kontrate me kohezgjatje tre vjecare. Transferimi i tij tek Interi nuk do te kete lidhje me kualifikimin e zikalterve ne Champions League.