Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

674 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barca-Inter, Icardi: “Nuk kam menduar asnjehere te iki nga Inter”. Miranda: “nuk do te jemi…”

Barca-Inter, Icardi: “Nuk kam menduar asnjehere te iki nga Inter”. Miranda: “nuk do te jemi…”
Ardis
  • On 23/10/2018, 19:33

Konferenca per shtyp ne prag te ndeshjes Barcelona – Inter, ne Champions League.

Ne prag te ndeshjes, dhe cfare ndeshjeje, kunder nje kundershtari te nivelit absolut sic eshte Barcelona, Inter-i vjen me entuziazmin qe ka fituar derby-n ne minutat e fundit. Ne konference per shtyp do te prezantohen Mauro Icardi dhe Joao Miranda.

ICARDI: “Nje te ardhme tek Barcelona? E perseris prej shume kohesh, qe jam shume mire ne Milano, gjendem shume mire tek Inter-i, familja ime eshte shume mire ne Milano. Duam qe te arrijme objektivat tone, duam te permisojme imazhin e Inter-it.

“Jam kapiten, dua te mbroj keto ngjyra ne menyren me te mire te mundshme dhe nuk dua te iki, dhe nuk e kam menduar ndonjehere qe te iki, pavaresisht ofertave qe kane ardhur”.

“Te luash kunder Barcelone-s eshte dicka speciale sepse ketu ka filluar karriera ime prej futbollisti. A jam penduar se jam larguar nga Barca? Jo, nuk e kam menduar kur u transferova ne Itali. E dija qe ishte e veshtire te luaja tek Barcelona dhe kur me doli mundesia per te ndryshuar ambjent nuk e kam menduar dy here.

“Jam i lumtur qe kam bere kete zgjedhje, kisha deshire per te luajtur. Vecino? Eshte i rendesishem per ne, vrapon dhe ka shume teknike. Qe nga viti i kaluar na ka ndihmuar per kualifikimin ne Champions League. Jemi ne dijeni te veshtiresive te kesaj ndeshje, por gjithashtu jemi te vetedijshem per fuqine e ketij grupi.

“Cfare reagimi pate kur moret vesh se Messi nuk do te luante? Ne te vertete reagimi ishte “cfare mekati” sepse eshte e bukur te luash kunder lojtareve te medhenj -. Por kemi fatin qe ai mungon dhe do te kerkojme qe te perfitojme nga kjo gje”.

MIRANDA – “Tek Barcelona nuk do te luaje Messi… Pa Messi-n mund te kemi ndonje mundesi, por e dime qe Barcelona nuk eshte vetem Messi. Por ne kemi kualitete per te luajtur dhe fituar kete ndeshje. Si markohet nje lojtar si Suarez? Eshte nje lojtar ndryshe, nje lojtar shperthyes dhe ka shume shpejtesi. Kam pasur shume konfrontime me te kur kam luajtur te Atletico Madrid”.

“Si ndalohet Barcelona? Luajne nje futboll madheshtor, por ne nuk jemi ketu si spektatore por per te fituar. Ndeshja e neserme eshte e rendesishme, por nuk mbaron ketu, ka te tjera ndeshje per te luajtur”.

“Te luash kete ndeshje, cfare do te thote? Per mua te luaj kunder lojtareve te rendesishem me gezon shume. E dime qe nuk eshte Messi, por Barcelona ka te tjere lojtare te rendesishem qe mund te bejne ndryshimin. Kemi kualitetet per luajtur kete ndeshje dhe te marrim fitoren”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.