Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

441 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barca, kush tha qe pelqehet vetem Lautaro? Ata kane vene ne shenjester edhe nje tjeter lojtar te Interit

Barca, kush tha qe pelqehet vetem Lautaro? Ata kane vene ne shenjester edhe nje tjeter lojtar te Interit
Inter Club Staff

Lautaro Martinez nuk eshte me sa duket i vetmi lojtar i Interit qe eshte ne shenjestren e Barcelones. 

Sipas asaj qe tregon sot e perditshmja kroate Sportske Novosti, klubi katalanas eshte shume i interesuar edhe per nje lojtar tjeter zikalter.

Gjithmone sipas tyre, klubi spanjoll pelqen shume Marcelo Brozovic, nje nga lojtaret me te rendesishem te Antonio Contes dhe skemave te tij.

Kjo eshte nje piste e nxehte edhe sipas asaj qe shkruan Mundo Deportivo ne Spanje dhe kujton se ne tavolinen e diskutimeve ndermjet Interit dhe Barcelones, emrat qe do te diskutohen jane shume.

Nga njera ane eshte Lautaro Martinez dhe Marcelo Brozovic ndersa nga ana tjeter eshte Arturo Vidal, Arthur dhe Ivan Rakitic. Kiliani dhe kroati jane ne dalje nga Katalonja.

Ne dy sezonet e fundit me sa duket Barcelona e ka ndjekur shpesh dhe nga afer Brozovic me vezhguesit e saj.

Sidomos, ata e kane ndjekur me kujdes ne ndeshjet e Champions League ku kane mbetur shume te impresionuar.

Kontrata e kroatit me Interin skadon ne 2022 dhe ky eshte motivi qe shtyn Barcelonen te mendoje per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.