Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,148 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barca, tifozet te cmendur pas Skriniar: “Me i forti ne bote”. Ndersa dikush i shkruan Bartomeut per…

Barca, tifozet te cmendur pas Skriniar: “Me i forti ne bote”. Ndersa dikush i shkruan Bartomeut per…
Inter Club Staff

Ndeshja e Milan Skriniar ne Inter-Barcelona ka lene te mahnitur tifozet spanjoll.

Sllovaku ka fituar te gjitha duelet me Luis Suarez dhe eshte shpallur si lojtari me i mire ne fushe per Interin.

Por edhe ne rrjetet sociale spanjollet kane thurur mjaft elozhe per ndeshjen e mbrojtesit zikalter.

Me poshte mund te shikoni disa nga shume komentet per Skriniar pas ndeshjes.

E para eshte revista e njohur spanjolle Invictos e cila ka shkruar: “Nje ndeshje e madhe ne nje nate te madhe. E tashmja dhe e ardhmja e futbollit.”

“Milan Skriniar eshte mbrojtesi me i mire ne bote ne kete moment. Eshte praktikisht i pakalueshem”, ka twittuar nje tifoz i Barcelones.

“Mbajeni shenim emrin e Skriniar: mbrojtesi i Interit ka nje potencial te tmerrshem dhe ka vetem 23 vite mbi shpine”, ka shkruar nje tifoz tjeter spanjoll.

“Shpresoj qe drejtuesit e Barcelones te kene qene te kujdesshem me ndeshjen e Skriniar. Nese De Ligt eshte i pamundur per tu arritur, Skriniar eshte njeriu qe duhet te marrim patjeter”, ka komentuar nje tifoz tjeter i Barcelones.”

“Skriniar, vetem 23 vjec cfare mbrojtesi i madh. Nuk eshte e cuditshme qe eshte ne 10 mbrojtesat me te mire ne bote sipas CIES. Sens teper i madh pozicionimi, i forte ne lojen ne ajer, super me daljet perpara dhe shume i forte ne nje kunder nje”, lexohet ne nje tjeter koment te nje tjeter tifozi.

“Handanovic ka bere nje ndeshje fantastike bashke me Skriniar” ka twittuar dikush tjeter.

“Suarez ne nje forme te mrekullueshme. Nese nuk do te ishte ai Skriniar ne fushe rezultati do te ishte nje tjeter”, lexohet diku tjeter.”

“Skriniar po tregon se eshte nje nga mbrojtesat me te mire ne Europe”, nje tjeter.

“Skriniar: mbrojtesi i Interit eshte mbrojtesi me i mire ne Europe.”

Nje tifoz tjeter i ka shkruar presidentit te Barcelones, Bartomeu: “Milan Skriniar qenka i pabesueshem, eshte mbrojtesi me i mire ne bote ne kete moment. Nuk e them une por e gjithe bota. Nuk ekziston ai sulmues qe mund ta kaloje ne nje kunder nje.”

“Ky Skrinair eshte nje mbrojtes qendre ne kushtet per tu bere me i miri ne bote. Projekt lojtar i pabesueshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.