Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

668 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barcelona, cfare kaosi: “Nuk kane me kohe per te menduar per Lautaron sepse po shperthen…”

Barcelona, cfare kaosi: “Nuk kane me kohe per te menduar per Lautaron sepse po shperthen…”
Inter Club Staff

Me te vertete qe mediat kane rifilluar te flasin per Lautaro Martinez tek Barcelona, por me sa duket ata po nenvlersojne situaten tek Barcelona.

Sipas asaj qe tregon e perditshmja spanjolle AS, tek Barca ka nje tension teper te larte dhe situata pritet te shpertheje dhe te dale nga kontrolli shume shpejt.

Tashme qe Reali i Madridit ka shkuar 4 pike larg, tensioni eshte rritur shume dhe ne dhomat e zhveshjes se Barcelones nuk mbizoteron aspak nje gjendje e mire.

Sipas AS, ka ndodhur nje perplasje shume e forte e senatoreve te skuadres me tranjerin Quique Setien.

Pas barazimit te Barcelones me Atleticon dhe fitores se Realit, tani kampionati eshte kthyer per ta ne nje mirazh te forte.

E keshtu, sipas AS, Luis Suarez pas ndeshjes me Atleticon ka pasur nje perplasje me tranjerin duke drejtuar gishtin mbi te per kete deshtim te Barcelones ne dy ndeshjet e fundit.

Madje diten e sotme ka dale edhe nje lajm tjeter ku thuhej se Messi ka vendosur qe te mos e rinovoje kontraten dhe te largohet nga Barcelona fundin e sezonit tjeter.

“Te Barcelona nuk kane me kohe per te menduar per Lautaron sepse po shperthen skuadra kunder tranjerit. Kush do te mendonte per merkaton ne nje moment si ky”, e mbyll shkrimin e saj e perditshmja spanjolle.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.