Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

503 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barcelona deshiron Skriniar me cdo kusht: kane takuar agjentin e lojtarit dhe kane vendosur qe…

Barcelona deshiron Skriniar me cdo kusht: kane takuar agjentin e lojtarit dhe kane vendosur qe…
Inter Club Staff

Milan Skrinair ka qene nje nga protagonistet absolut te sezonit te shkuar  tek Interi me zikalterit qe kane rigjetur kualifikimin ne Champions League ne ndeshjen e fundit kunder Lazios ne Olimpico.

Por paraqitjet e nje niveli shume te larte nga ana e sllovakut kane ndezur antenat e gjysmes se europes per te e nder to edhe te Barcelones qe nuk e ka mohuar kurre qe ka ish-lojtarin e Sampdorias nje objektiv per merkato ne saj.

Sipas asaj qe zbulon Mundo Deportivo, ne fakt, ne fund te sezonit te shkuar,  ka pasur nje takim ndermjet nje drejtuesi te Barceones dhe agjentit te  lojtarit.

Klubi spanjoll ka kerkuar informacione mbi lojtarin te tipit:

cfare qellimesh ka Interi mbi te, kush jane kerkesat e tij mbi rrogen, nese do te donte te transferohej ne Katalunje por per te kuptuar edhe deshiren e tij per tu larguar nga Interi ose jo qe per momentin nuk ekziston.

Gjithmone sipas asaj qe thote Mundo Deportive, ne kete takim te pare qe ka ndodhur eshte vendosur qe te takohen perseri pas disa javesh per te diskutuar mbi pergjigjet e informacioneve qe ka kerkuar Barca por edhe per mundesine reale te nje transferimi.

Per momentin lojtari eshte totalisht i blinduar nga Interi dhe klubi zikalter nuk ka aspak ndermend te heqe dore prej tij.

Madje shume shpejt eshte parashikuar qe te zgjatet kontrata e lojtarit dhe ti rritet rroga ne forme falenderimi per sezonin e vjetshem.

Pertej merkatos, kujtojme qe Interi eshte ne grup me Barcelonen ne Champions League dhe perpara jane dy ndeshje per tu luajtur ku Skriniar do te tentoje me te gjitha mundesite te ndali Messin me shoke.

Per momentin nuk ka asnje oferte zyrtare per sllovakun, por Interi as nuk do te pranonte te ulej ne tavoline per nje oferte me te ulet se 100 milione euro. Ne vere jane refuzuar diku tek 80 milione euro nga Manchester United.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.