Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 29, 2020

Scroll to top

Top

367 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Barcelona do ulje, Bayern do ulje, PSG do ulje. Por Leonardo e ka ekzagjeruar me Icardin shume!”

“Barcelona do ulje, Bayern do ulje, PSG do ulje. Por Leonardo e ka ekzagjeruar me Icardin shume!”
Inter Club Staff

Barcelona do nje ulje per sa i perket klauzoles teper (te larte sipas tyre) per sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez.

Bayern Munich deshiron nje ulje mbi te drejten e blerjes per kroatin zikalter, Ivan Perisic qe ndodhet ne huazim tek ata.

Paris Saint Germain deshiron nje ulje gjithashtu mbi te drejten e blerjes se sulmuesit Mauro Icardi.

TOP klubet europiane me te cilat Interi eshte gjendur perballe dhe po negocion, kane arritur ne piken qe te jene te gjitha ne te njejtin pozicion perballe Interit.

Ato po perpiqen te paguajne sa me pak lojtaret e zikalter te cilet jane objekt i deshirave te tyre prej kohes tashme.

Por Marotta ne kete pike as nuk shikon dhe as nuk degjon. Eshte bere nje mur i larte per Lautaro Martinez, per te cilin mbase mund te konsiderohet perfshirja e nje lojtari tjeter, por kaq.

Pastaj mur edhe per Ivan Perisic, qe per Marotten vazhdon te kushtoje 20 milione euro dhe qe nuk eshte ne plan te behet ndonje ulje per momentin.

Por mur edhe per Mauro Icardin, ku Leonardo e ka tepruar vertete me kerkesen e tij per ulje tek Interi.

Sipas asaj qe ka treguar La Gazzetta dello Sport, ne fund te muajit maj do te skadoje e drejta e blerjes prej 70 milione euro e PSG.

Leonardo ka kerkuar nga Beppe Marotta as me pak e as me shume, por nje ulje 20-25 milione euro.

Keshtu, oferta e PSG nga 70 milione euro qe eshte klauzola eshte diku tek 45-50 milione euro per blerjen e tij ne merkaton e ardhshme.

Kjo eshte nje kerkese per ulje teper e ekzagjeruar: shume edhe ne koherat e pandemise qe ka bere qe vlerat e shume lojtareve te tkurren.

Beppe Marotta se ka pritur aspak mire kete gje dhe ja ka bere me dije edhe drejtuesve te Paris Saint Germain.

Sipas tij, deri me tani Interi eshte treguar shume e duruar me PSG, por keto kerkesa jane teper te ekzagjeruara.

Kjo eshte ajo qe eshte treguar nga e perditshmja italiane La Gazzetta dello Sport qe edhe njehere ka vene ne dukje se sa shume veshtiresi po has Interi ne shitjen e lojtareve jashte planeve te saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.