Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

386 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barcelona i pergjigjet Ausilios. Marca tregon: “Disa zera nga brenda Barces thone se…”

Barcelona i pergjigjet Ausilios. Marca tregon: “Disa zera nga brenda Barces thone se…”
Inter Club Staff

Fjalet e Ausilios kane mberritur deri ne Spanje: “E vetmja menyre qe Lautaro Martinez te largohet eshte qe te paguhet klauzola prej 111 milione eurosh.”, tha drejtuesi zikalter perpara dy ditesh.

Marca shpjegon te gjithe reaksionin e Barcelones per fjalet e drejtorit sportiv te Interit.

“Me shume qetesi, drejtuesit e Barcelones jane te kthjellet sepse mendojne se lojtari vitin tjeter do te luaje tek Barcelona.

Duke konsideruar pozicionin e klubit zikalter, eshte normale qe ata te japin ato deklarata sepse jane nga ana tjeter e marreveshjes.

“Por Barcelona nuk ka bere asnje hap prapa per te. Nuk eshte dorezuar dhe nuk do te dorezohet as ne te ardhmen.”

ZERA NGA BRENDA BARCELONES – Ne fakt, e perditshmja spanjolle shkon deri aty dhe tregon edhe zera nga brenda klubit te Barces:

“Nuk kemi hequr dore dhe nuk do te pranojme nje humbje per Lautaron. Perkundrazi”, kane thene nga klubi katalanas.

Me pak fjale, vullneti i Barcelones eshte i qarte: te blihet ne merkaton e veres sulmuesi argjentinas i Interit.

Nderkohe, drejtuesit jane optimiste edhe mbi mbylljen e tratatives. Shpresa qe ai do te nenshkruaje nje kontrate pese vjecare me Barcelonen varet edhe nga shume faktore te ndryshem.

E para eshte deshira e El Toro Martinez qe te luaje ne Camp Nou perkrah idhullit te tij, Lionel Messi.

NUK DO TE PAGUHET KLAUZOLA – Marca shton: “Lautaro i ka thene jo propozimit te rinovimit nga Interi dhe ka ende edhe tre vjet kontrate.”

“Por ai gjithashtu i ka thene jo edhe skuadrave te tjera te interesuara per te. Vullneti i tij eshte te transferohet tek Barcelona dhe kjo eshte arma me e forte e katalanasve.”

“Kjo tregon se jane zhvilluar diskutime te rendesishme ndermjet Barcelones dhe lojtarit.”

“Per momentin Interi refuzon te negocioje me Barcelonen por kjo nuk e ben Barcelonen te heqe dore nga lojtari.”

“Edhe pse duke kerkuar 111 milione euro per klauzolen, eshte nje shifer qe Barcelona absolutisht nuk mund ta paguaje ne kete moment.”

“Por kjo nuk do te thote se pas disa javeve kushtet ekonomike per lojtarin argjentinas te Interit nuk do te ndryshojne.”

CMIMI I NDIKUAR NGA PANDEMIA – Deri me tani eshte folur per lojtare si shkembim, por nuk ka pasur asnje marreveshje dhe prandaj Interi kerkon qe te paguhet klauzola.

Por pas skadences se saj – nenvizon Marca – “Lautaro do te kete nje cmim duke u bazuar ne nje merkato te prekur nga pandemia.”

“Prandaj Barcelona po pret, qe te vere Interin me shpatulla pas murit. Nuk humbet asgje.”

“Do te beje gjithcka cfare ka ne dore qe te ule koston e kartonit te argjentinasit sepse deshira e tij eshte te shkoje tek Barcelona.”

“Eshte pikerisht kjo deshire ajo qe mund te prishe ekuilibrat ne kete tratative.”

“Barcelona nuk deshiron as te heqe dore nga negociatat, por deshiron te ule koston ama me cdo kusht: pse jo, edhe duke ofruar lojtare ne kembim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.