Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,130 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barcelona-Inter – Ja formacioni i Interit dhe te rejat e fundit nga Spanja

Barcelona-Inter – Ja formacioni i Interit dhe te rejat e fundit nga Spanja
Inter Club Staff

Nuk ndalet Interi. Nuk ka as kohe per te festuar fitoren e shtate radhazi qe erdhi ne minuten e 92 ne derbi ndaj Milanit por menjehere vjen ndeshja shume e veshtire ndaj Barcelones.

Sot ne Camp Nou do te sfidohen dy skuadrat qe komandojne grupin me pike te plota pas fitoreve me Tottenham dhe PSV Eindhoven.

Raundi i pare ne Katalonje dhe me pas ndeshja e kthimit me 6 nentor ne San Siro.

Per zikalterit qe ne kete fushe kane kujtime te bukura nga Tripleta, nje ndeshje tjeter me nje rezultat pozitiv do te thoshte shume dhe do i jepte atyre nje status komplet tjeter ne nivel europian.

TE REJAT NGA BARCELONA – Blaugranat vijne ne kete ndeshje pasi kane mundur Sevillan ne takimin direkt ne La Liga por duke humbur Lionel Messi per tre jave (ne dyshim te forte edhe prezenca e tij ne ndeshjen kthyese ne Meazza).

Por kush do te luaje ne vend te Pulga? Dembele duket ne avantazh ndaj Munir dhe Rafinha, ish-lojtar shume i dashur i popullit interist. Por argjentinasi nuk eshte i vetmi qe do jete jashte per Valverden: te demtuar jane edhe Umtiti dhe Vermaelen.

Hapsire per Lenglet perkrah Pique me Sergi Roberto plus Semedo ne te djathte. Ne mesfushe Arthur duhet te preferohet prepara Vidal.

TE REJAT NGA INTERI – Luciano Spalletti duhet te beje llogarite me mungesen shume te rendesishme te Nainggolan i cili eshte demtuar nga Biglia: belgu do te jete jashte per te pakten dy jave.

Nderkohe per tu vleresuar gjendja e Brozovic dhe Perisic, edhe ata te dale nga derbi te demtuar: sulmuesi duket se eshte rekuperuar me shpejtesi me te madhe ne krahasim me Marcelon, por Spalletti veshtire se do te heqe dore nga Brozo sot duke pare edhe mungesen e mesfushoreve ne Europe (Gagliardini dhe Joao Mario jashte liste per shkak te FFP Uefa).

Ne rast emergjence, nuk skarcohet ideja e Milan Skriniar ne mesfushe. Sigurisht qe prezenca e Mirandas do te jete ne mbrojtje sot sic u konfirmua dje nga tekniku zikater: jashte do te jete De Vrij?

D’Ambrosio pritet te rikthehet titullar ne vend te Vrsaljko qe ka luajtur mire ndaj Milanit. Si trekuartist mbase do te kete perseri vend per Borja Valero qe deri me tani ka luajtur shume mire. Ne te djathte, Candreva eshte ne avantazh ndaj Politanos dhe Keita.

FORMACIONI I MUNDSHEM: 

INTER (4-2-3-1):

Samir Handanovic

Danilo D’Ambrosio

Joao Miranda

Milan Skriniar

Asamoah

Marcelo Brozovic

Matias Vecino

Borja Valero

Antonio Candreva

Ivan Perisic

Mauro Icardi

Pankina: Padelli, De Vrij, Ranocchia, Vrsaljko, Politano, Keita Baldé, Martinez.

Preview Barcellona-Inter - Perisic e Brozo stringono i denti, c'è Miranda

Tranjeri: Spalletti.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Nainggolan.

ArbiterHategan.

Asistente: Sovre e Gheorghe .

Asistente tek porta: Petrescu e Coltescu.

Arbiter i katert: Ghinguleac.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.