Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

860 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barcelona-Inter, Skriniar futet ne tratativen per Rafinhan?

Barcelona-Inter, Skriniar futet ne tratativen per Rafinhan?
Inter Club Staff

Interi nuk dorezohet per Rafinha.

Kete gje konfirmon sot edhe Tuttosport e cila tregon edhe njehere deklaratat e babait agjent te lojtarit, Mazinho.

“Ne javen e ardhshme do te takohet Interi dhe Barcelona per te zgjidhur ceshtjen e transferimit te tij ne Milano.”

Keto ishin fjalet e tij dje, por Tuttosport vazhdon me tej:

“Mazinho nuk mund ta thote, por eshte e qarte qe ne familjen Rafinha ekziston frika se dy klubet nuk do te gjejne dot nje marreveshje.”

“Barcelona per momentin nuk deshiron te ndryshoje detajet e marreveshjes: Rafinha kushton 38 milione euro dhe nuk do te kete me as skonto e as huazime te tjera.”

“Interi natyrisht qe shpreson per te kunderten, sepse ka nga ana e saj edhe deshiren e lojtarit qe eshte e pandryshueshme: deshiron Interin.”

“Prandaj do te ndodhi ky takim. Ne tavoline Interi do te tentoje te marre nje tjeter huazim me te drejt blerje per lojtarin qe ta shtyje pagesen edhe me nje vit tjeter.”

“Nese Barcelona do te mbetet e pandryshuar ne kerkesat e saj, Interi do i shtyje keto tratativa me pas per ne korrik ku do te kete liri me te madhe investimi dhe pse jo, ne mungese te ofertave te tjera per Rafinha, ata mund te arrijne te marin edhe nje ulje.”

Por gjithmone sipas asaj qe shkruan e perditshmja torineze, nuk eshte per tu perjashtuar qe Barcelona po ben kete rolin e te fortes pikerisht per te arritur tek mbrojtesi qe pelqehet shume ne Katalonje, Milan Skriniar:

“Interi nuk deshiron qe ta humbase, por nese Barcelona do te beje nje oferte 70-75 milione euro dhe nese zikalterit nuk do te kene zgjidhur ende problemet me plusvalencat, duhet patur kujdes me ato qe do te ndodhin nga ketu deri ne fund te qershorit.”

Pavarsisht hipotezave te Tuttosport, kjo duket shume e pamundur te ndodhe sepse Interi per momentin gjendet ne nje pozite te forte financiare dhe nuk ka nevoje per te shitur nje nga lojtaret e medhenj ne skuader dhe qe konsiderohet nga Spalletti si pjese e shtylles kurrizore te Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.