Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

411 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barcelona shume e frikesuar: ja cfare i ka komunikuar Marotta dhe Ausilio diten e djeshme Lautaros!

Barcelona shume e frikesuar: ja cfare i ka komunikuar Marotta dhe Ausilio diten e djeshme Lautaros!
Inter Club Staff

Edhe tre jave dhe me pas e gjitha kjo pritje dhe ankth do te kete perfunduar per sa i perket Lautaro Martinez.

Mungojne 18 dite nga data 7 korrik, date kjo e shenuar me te kuqe ne kalendarin e Interit dhe Barcelones.

Deri ne ate moment, argjentinasi i Interit mund te largohet per 111 milione euro fale klauzoles qe eshte prezente ne kontraten e tij.

Por pas asaj date, asgje nuk varet me nga klauzola, dhe cdo gje do e kete ne dore Interi per nje shitje te lojtarit ose jo.

Fjalet qe tha diten e djeshme edhe presidenti i La Liga, Javier Tebas, kane nenvizuar veshtiresite ekonomike te Barcelones.

Sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, Barca mund te arrije tek lojtari vetem nepermejt shkembimeve sepse ata duhet te fitojne gjate kesaj periudhe 271 milione euro per te mbyllur sadopak vrimen e madhe ne bilanc.

Por nderkohe, eshte rritur diferenca ndermjet ofertes dhe kerkeses.

“Nese nje muaj me pare kishte nje diference prej 20 milione eurosh ndermjet kerkeses se Interit dhe ofertes se Barcelones (90 kunder 70), tani palet jane shume me larg.”

“Ne Camp Nou, ne fakt, kane ndryshuar termat e operacionit, duke tentuar qe oferten ta ndajne ne disa keste te ndryshme ne disa vite.”

“E pamundur keshtu qe te vazhdohet diskutimi me keto terma per Interin.”

“Nuk jane reale si kerkesa. Prandaj eshte shume e veshtire te besosh se ne 18 ditet e ardhshme do te ndryshoje dicka.”

“Por prit se nuk mbaron me kaq: Interi nuk ka ndermend qe te qendroje me duart ne xhep.”

Me sa duket, Marotta dhe Ausilio kane pasur disa kontakte keto dite me Lautaro Martinez (i fundit kontakt diten e djeshme).

Deri me tani ato kane degjuar deshiren e Lautaros per te luajtur me Messin, por largimi i tij varet totalisht nga klauzola.

Problemet financiare te Barcelones favorizojne shume qendrimin e lojtarit tek Interi dhe prandaj Marotta ka folur me te per te studiuar rinovimin e kontrates qe skadon ne 2023.

“Qe ne daten 8 korrik, per te qene te qarte, agjenti i El Toro mund te marre nje telefonate nga klubi zikalter. Kjo i eshte komunikuar atij diten e djeshme.”

“Ne planet e Interit, Martinez do i ofrohet nje rroge shume me e larte se ajo aktuale prej 1,5 milione eurosh”, tregon e perditshmja italiane.

Situata mbetet shume e nxehte, ne pritje te te rejave ne ditet ne vazhdim. Por Barcelona eshte shume e frikesuar ne kete moment.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.