
Bardi: “E ardhmja? Jam ne duar te sigurta.”

Portieri i ri i Interit Francesco Bardi – i ftuar ne TuttoMercato Web ne Castiglioncello – ka folur per vitin e kaluar tek Novara si dhe per planet e tij: “Sigurisht ka qene nje sezon i vecante por i bukur. Jemi nisur me pak veshtiresi, por me mister Agliettin jemi ringritur dhe kemi rishkruar nje faqe te bukur te kampionatit. Te riniseshim nga pozicioni i veshtire i nentorit dhe te shkonim deri ne PlayOff per Serine A mendoj se ka qene nje kryeveper, merite e nje grupi te jashtezakonshem.“
Cfare i ka munguar Novares?
“Ndoshta kondicioni fizik, kemi bere nje ngritje te shkelqyer deri ne gjysmefinalen e playoff, dhe deri aty kemi dhene 100%.”
Cila eshte e ardhmja jote?
“Jam i sigurt qe jam ne duar te sigurta, nje shoqeri si Interi do te dije te vendose me te miren. Tani mendoj per pushimet, sepse u takon atyre te vendosin.”
Me Under 21 keni humbur ne finale kunder Spanjes.
“Edhe aty kemi dhene 100%, te arrish ne fund ne nivel europian eshte dicka e jashtezakonshme, por ndoshta ka ndikuar ndryshimi ne eksperience me Spanjen. Por ka qene nje Europian shume i mire.”
Shpreson se keto momente do i jetosh me kombetaren kryesore?
“Me shume sesa shpresoj, e kam enderr, por kam portiere te medhenj perpara. Pastaj eshte Buffon, qe ngelet unik, dhe i uroj te luaje akoma tre Boterore dhe tre Europiane.”
Related Posts
Gazzetta – Bardi tashme enderron: kerkon besnikeri te larte ndaj Interit.... 28/09/2013, 14:42 | Ardis

Smug: “Olsen, Garritano dhe Benassi me te miret. Cambiasso me motivon! Ja ... 06/11/2013, 13:32 | Ardis

Corriere – Inter ndjek Dzeko. Por duhet nje sakrifice.... 13/11/2013, 10:42 | Xhorxh Gellci

Di Marzio: “Oferte e Galatasaray per Wellington. Bardi dhe Benassi”... 04/07/2013, 0:34 | Xhorxh Gellci
