313 views
Bardi mund te kthehet tek Livorno. Duncan dhe Benassi…
- On 21/06/2013, 11:04
- Xhorxh Gellci
Francesco Bardi mund te kthehet tek Livorno. Kete ka zbuluar redaksioni i Sky Sport, ku takimi i djeshem mes drejtuesve te Livorno dhe Inter ka shkuar mire dhe ekziston deshira per ta perfunduar operacionin per nje huazim te numrit 1 te Italise U21. Ndersa Livorno, ka kerkuar edhe Duncan, por Interi per te po reflekton dhe i duhet te vendose, sepse ka oferta shume te rendesishme nga jashte Italise.
Ndersa shtypi i sotem, pervec Bardit dhe Duncan, ka shtuar edhe emrin e Marco Benassit ne listen e lojtareve te kerkuar nga Livorno. Gjithsesi per Duncan dhe Benassi, Interi nuk ka kthyer akoma nje pergjigje perfundimtare.