Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

741 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barella: “Ne shtepine time jane te gjithe tifoze me…”

Barella: “Ne shtepine time jane te gjithe tifoze me…”
Ardis
  • On 20/10/2018, 17:20

Mesfushori i Cagliarit, i ndjekur ne merkato nga Interi, ka folur per idhujt e tij.

Midis deshirave te merkatos se Inter-it eshte sigurisht edhe Nicolo Barella. Mesfushori i Cagliari-t po ben shume mire, edhe me kombetaren italiane te Mancini-t, cka ka bere te terheqe vemendjen e klubeve te medha: Inter, Milan, Roma por edhe ekipet ne Premier League kane shprehur interes per lojtarin kuqeblu.

Ne nje interviste per Sportweek ka folur per idhujt e tij dhe per ke ben tifo:

Cfare lojtari je?
“Ndihem si mezzala. Si trekuartist kam shume hapesire per te levizur, por jam me pak i dobishem ne rifitimin e topit. Perpara repartit te mbrojtjes arrij te bej me shume loje, por nuk gjendem shpeshhere ne porten kundershtare. Roli i mezzala-s me lejon qe te mbroj dhe te kundersulmoj”.

Qendron krahasimi me Nainggolan?
“Qendron persa i perket interpretimit te njejte te ndeshjes: asnjeri nga ne te dy, nuk dorezohemi. E shikojme edhe ne pjesen e rekuperimit te topit. Por ai ka me shume force fizike”.

Eshte e vertete qe jeni tifoz me Interin?
“Jo. Gjithmone kam bere tifoz per Cagliari-n, por ne shtepine time jane te gjithe tifoz me Inter-in, dhe qe i vogel gezohesha kur fitonte Inter-i”.

Kush ishte futbollisti model i juaji ne ate kohe?
Del Piero ishte nje idhull, ndersa modeli ishte Stankovic: per intensitetin dhe gjuajtjen. Ishte nje lojtar, qe sa here e shikoja me mbushte syte me lote”.

Ne rolin tuaj, kush eshte me i miri?
“Modric, e shikon lojen perpara te gjitheve. Me pas Nainggolan dhe Khedira”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.