Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

321 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barella zbulon gjithcka: “Dashuroj Interin, ashtu si Brozo. Liverpool? E them pa problem se as ata nuk jane…”

Barella zbulon gjithcka: “Dashuroj Interin, ashtu si Brozo. Liverpool? E them pa problem se as ata nuk jane…”
Inter Club Staff

Pasi ka marre cmimin nga Gazzetta Awards ne kategorine ‘exploit dell’anno, pasi ka fituar Scudetton dhe Europianin me Interin, Barella ka folur per momentin e tij.

Keto kane qene fjalet e Barella per mediat: 

“Qe kur kam qene femije e kisha imagjinuar veten nje dite tek Interi. Kisha enderruar te isha ndersa skuadra fitonte Scudetton e yllit te dyte.”

“Pastaj tani qe jam ketu, nuk dua te ndalem, dua te ndodhe kete vit.”

Po, por konkurenca eshte e madhe. Na thuaj nje motiv se pse Interi duhet te dale perseri kampione e Italise.

“Po, ka me shume konkurence, eshte e e vertete. Mendoj se turneu do te jete shume i ekuilibruar deri en fund.”

“Por dicka me shume se te tjeret neve e kemi. Kete aspekt e kemi brenda, cdo here qe zbresim ne fushe eshte dicka qe ndihet. E ndjejme neve, e ndjejne edhe kundershtaret qe perballen me neve.”

Me pare ke perdorur fjalen “kenaqesi”. E thene ne menyre te qarte:duket sikur jeni motivuar shume edhe nga fakti qe disa lojtare te rendesishem jane larguar ne vere.

“Eshte pikerisht keshtu. Mendoj se sezoni ka ecur keshtu: jane larguar disa lojtare te forte por kane ardhur disa te tjere te forte gjithashtu.”

“Me siguri te konfirmohesh eshte me e veshtire se sa te fitosh heren e pare. Por kemi shume deshire dhe vullnet per te treguar se jemi ende te forte, se dime te jeme protagonist. Do mundohemi ta tregojme deri ne fund.”

Sipas teje, a ka nga ata lojtare qe jane penduar qe jane larguar?

“Secili ben zgjedhjet e veta, kur dikush ka mundesine te largohet dhe vendos ta beje, e ben. Ne te tjeret kemi vendosur te qendrojme.”

Barella per shembull, disa mundesi ti i ke pasur per tu larguar…

“Por kam thene gjithmone se objektivi im eshte te qendroj tek Interi, te pakten ne kete moment. Jam shume i lumtur per zgjedhjen qe kam bere, per besimin e klubit.”

“Secili ka historine e vet pastaj. Ne fund te karrieres do te shihet parpa dhe do te shihet nese kemi bere zgjedhjet e duhura apo jo.”

Cfare ka sjelle Inzaghi ne krahasim me sezonin e kaluar ku Interi ka dominuar kampionatin?

“Jemi pak me te lire te shprehemi ne fushe. Jo sepse Conte na detyronte ne dicka. Por me Inzaghin jemi perfshire shume, na ka dhene mundesine qe te marrim vete vendime ne fushe.”

“E kjo gje ka sherbyer dhe na duhej per te rritur ne cdo nivel lojen tone. Pas dy sezonesh intensive kemi punuar fort me te njejtin koncept.”

Kapitulli Champions. Keni perballe nje big si Liverpool por me Real Madrid keni deshtuar dy here. A jane kaq te veshtire Reds?

“Ne europe kur arrin ne kete nivel eshte e pamundur te shmangesh takime te illa. Niveli eshte i larte ne Champions.”

“Liverpool eshte i forte por edhe neve jemi te tille. Nuk besoj se Liverpool eshte shume i kenaqur qe ka rene perballe nesh.”

“Mendoj se ndeshja do te jete e ekuilibruar. Ne Madrid per 60 minuta kemi dominuar, pastaj kam gabuar une dhe kam shkaterruar naten time dhe te shokeve. Por shpresoj te jem te pakten ne ndeshjen e dyte.”

Rinovimi i Brozovic: tifozet e Interit mund te rrine te qete?

“E di qe Brozovic eshte shume i lidhur me keto ngjyra dhe e do shume Interin. Treguesi kryesor eshte menyra spektakolare qe ai po luan.”

“E dashuron Interin dhe ka dhene shume per kete fanelle. Fakti qe e ka bere kete gje edhe kur ka qene e veshtire te luante ketu, e tregon. Pastaj zgjedhja eshte e tija. Por e dini pse une dhe Brozo jemi kaq shume shoke? Sepse nuk flasim kurre per kontrata e gjera te tilla.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.