Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,124 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Baresi: “Mazzarri, cfare impakti! Kovacic i shkelqyer. Lamtumira Morattit? Po, nje dite mund te largohet”.

Baresi: “Mazzarri, cfare impakti! Kovacic i shkelqyer. Lamtumira Morattit? Po, nje dite mund te largohet”.
Ardis
  • On 15/07/2013, 13:35

Portali Affari Italiani po ndjek stervitjen e Interit ne Pinzolo. Moratti dje i ka bere nje vizite skuadres dhe tifozet i kane kerkuar qe te mos ta shese shoqerine. Nga tratativat me Thohir dhe deri tek marrja e Mazzarrit si trajner ka folur Beppe Baresi ne nje interviste te gjate. Ja dhe fjalet e ish-zevendes trajnerit te Interit, tashme pjese e stafit te Mazzarrit.

Cfare filozofie ka sjelle Mazzarri?
“Idete e tij jane po ato qe une jam rritur: te punojme shume, pergatitja e detajuar, ta nisesh nga zero. Besoj se pjesa e pare e pergatitjeve ketu ne Pinzolo ka qene shume pozitive. I kerkon lojtareve shume sakrifica por ka pasur edhe impakt te madh tek ata dhe po e ndjekin te gjithe ne maksimum”.

Keto dite eshte shume pune ne fushe dhe ndoshta pak ne palester. Kjo eshte nje metode e diferencuar persa i perket viteve te shkuara?
“Edhe vitet e shkuara nuk eshte se kemi punuar shume ne palester. Po punohet ashtu sic duhet, kur ndahen ne dy grupe  ka nga ata qe shkojne te bejne palester ka nga ata qe qendrojne jashte. Dhe kjo nuk ka te beje me kerkimin e nje super fiziku apo nje super lojtari. Kjo behet qe te gjendet ekuilibri i sakte i lojtareve dhe qe ata te arrijne sa me qete ne kushtet e duhura fizike”.

Po punohet shume mbi taktiken, ne vecanti mbi vendosjen e mesfushoreve. Mateo Kovacic mund te behet Hamsik-u i Interit?
“Kovacic eshte nje djalosh i ri me shume kualitete. Arrin te kuptoje menjehere se cfare i kerkon traineri. Ka teknike te shkelqyer dhe drejtim te mire. Po, mendoj se Kovacic mund te arrije qellime te rendesishme si ne nivel personal ashtu dhe ne nivel skuadre”.

Mbas shume vitesh mungon ne stervitje Javier Zanetti, se bashku me Tottin ndoshta te fundit bandiera te verteta te futbollit italian. Nje epoke si ajo e juaja dhe vellait tuaj Franco (per 15 vjet kundershtare me bluzen e Interit dhe te Milanit) do te ishte e mundur ne futbollin e sotshem?
“Do te ishte shume e veshtire. Zanetti ndoshta eshte i fundit ose nje nga bandierat e fundit. Sot eshte pothuajse e pamundur qe nje lojtar te qendroje per shume kohe ne nje shoqeri ashtu sic kemi bere une dhe vellai im. Futbolli sot eshte me te vertete nderkombetar ku edhe lojtaret e rendesishem nderrojne shpesh skuadra. Jane raste te rralla dhe te veshtira qe dikush te qendroje 4 ose 5 vjet ne nje shoqeri”.

Futbolli italian shpesh eshte kritikuar sepse nuk investon tek te rinjte. Tashme duket se situata, pak nga vullneti dhe pak nga nevoja, eshte duke ndryshuar…
“Interi mbi te rinjte ka qene dhe do te jete gjithmone qe prej ardhjes se Morattit. Per shume kohe kam punuar ne sektorin e te rinjve dhe dalengadale kemi arritur qe kete sektor ta bejme te nje niveli boteror. Ne vitet e shkuara kemi arritur te rrisim djem te nivelit te pare. Jo te gjithe kane arritur te luajne tek Interi, por nqse i hedhim nje sy lojtareve te ndryshem si Bonucci, Destro, Siligardi, Meggiorini kuptohet qe nga ketu kane dale prej vitesh shume lojtare te mire. Pa llogaritur ata qe kane gjetur hapesira me bluzen zikalter”.

Ju e imagjinoni dot nje Inter pa Morattin?
“Duke pare historine e Interit, ne keto momente jo. Per bamiresi, besoj se do te vi nje moment ne te cilen presidenti, nuk e di se per cfare motivesh, do te vendose qe te largohet. Por mendoj se ne keto momente Interi eshte Moratti”.

Juve ia keni kushtuar te gjithe karrieren tuaj, si futbollist ne fillim, me pas si trajner dhe si dirigjent, Interit. Nuk e keni menduar asnjehere se po te shkonit ne nje shoqeri tjeter do te ndertonit nje karriere prej trajneri te pare?
“Duke pare rrugetimin tim, per momentin jo. Qe kur isha i vogel kam shkuar duke u rritur. Ndoshta me mungon nje klub ku une mund te jem trainer por mbas 40 vjetesh tek Interi te shkosh te kerkosh  dicka tjeter nuk eshte e lehte. Nga nje shoqeri si kjo mund te largohesh vetem per qellime te medha dhe projekte te medha. Une i dashuroj keto ngjyra”.

Beppe Baresi, mbasi ka punuar per5 vjet si zevendes trajner tashme ktheheni per te bere asistentin teknik ashtu sic bete me Benitez. Cfare ndryshon ne nivel organizativ?
“Ndryshon, sepse tashme jam ne dispozicion jo vetem te Mazzarrit por edhe te Frustalupit. Nderhyj ku eshte e nevojshme per te organizuar stervitjen edhe ne raste per lojtare te ndryshem. Me pas i jap nje dore per te rekuperuar lojtaret nga demtimi sic po bej keto dite me Militon qe ka nevoje te punoje nga pikepamja teknike”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags