Barrow, flet agjenti: “Inter e njeh lojtarin, besoj se po bejne vleresimet e tyre. Zgjidhja e duhur…”
- On 15/05/2018, 23:33
- Bujar Berishaj
Qe dicka eshte duke levizur ne aksin Milano-Bergamo tashme eshte kuptuar nga te gjithe.
Te shumte emrat e perfolur, me nje emer te ri qe ka hyre ne kete valle: Musa Barrow.
Vezhguesit zikalter e kane ndjekur gjate gjithe sezonit dhe ndjesite kane qene pozitive. Nderkohe, per te kuptuar me shume rreth kesaj ceshtje, ka folur agjenti i lojtarit i cili ka thene:
“Per momentin nuk kam folur me asnje dhe mendoj se eshte ceshtje qe tani per tani i perket Interit dhe Atalantas. Te themi qe per momentin jemi larg nje tratative te vertete”.
Pastaj ai ka shtuar: “Ne ndeshjen me Milanin ishte edhe Ausilio. E kam pare dhe jemi pershendetur. Ata e njohin lojtarin dhe besoj se jane duke bere vleresimet e tyre”.
Ne fund ai ka thene se nje operacion alla-Bastoni, me Interin qe do e blinte lojtarin per ta lene pastaj te Atalanta per 1 ose 2 sezone per t’u maturuar do te ishte zgjidhja ideale.