Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastoni, cfare arritje: “Eshte i pari ne Europe bashke me Toni Kroos dhe Leon Goretzka per…”

Bastoni, cfare arritje: “Eshte i pari ne Europe bashke me Toni Kroos dhe Leon Goretzka per…”
Inter Club Staff

Alessandro Bastoni me sa duket kete sezon po perjeton nje nga momentet me te mira te karrieres se tij (te re).

Lojtari pas sezonit te kaluar ku edhe u zbulua nga Conte, tashme eshte bere nje titullar i padiskutueshem tek Interi.

Pasi vjet i zuri vendin Diego Godin, ai eshte konfirmuar edhe kete sezon duke ja kaluar nje veterani tjeter si Aleksander Kolarov.

Nder te tjera, ai ka arritur qe te djege etapat dhe te kaloje edhe ne Kombetaren e pare te Italise nga Under 21 ku luante deri para pak kohesh.

Gjithesesi, sot nga OPTA eshte bere me dije se Bastoni eshte ne vendin e pare ne Europe ne nje klasifikim bashke me lojtare te kalibrit boteror si Toni Kroos dhe Leon Goretzka.

“Kemi nje klasifikim teper te rendesishem ku Alessandro Bastoni eshte ne vendin e pare me Toni Kroos dhe Leon Goretzka.”

“Sipas te dhenave tona, mbrojtesi i Interit, ne TOP 5 kampionatet europiane, ka nisur me shume aksione se te gjithe qe me pas kane perfunduar ne gol.”

“Me saktesisht, aksionet e nisura prej tij jane shtate, e njejta shifer kjo e totalizuar nga mesfushoret e Real Madrid dhe Bayern Munich.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.